☁️
Tiranë 11°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.09 ▲1.96%
ARI 4,489 ▼1.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,608 ▼ -0.8% ETH $2,144 ▼ -1.32% XRP $1.3969 ▼ -1.71% SOL $90.1000 ▼ -2.69%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.09 ▲1.96 % ARI 4,489 ▼1.38 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.09 ▲1.96 % ARI 4,489 ▼1.38 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Totali i aktiveve të sistemit bankar shënoi një rritje prej 3.8%, apo me 48 miliardë lekë

Totali i aktiveve të sistemit bankar shënoi një rritje prej 3.8%, apo me 48 miliardë lekë në fund të 9-mujorit 2016, duke përshpejtuar ndjeshëm ritmet e zgjerimit, në raport me 2.4% që ishte për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ecuria pozitive i dedikohet tërësisht tremujorit të tretë, ku bankat, në kahun e pasiveve iu gëzuan rritjes së fortë të depozitave, sidomos asaj në valutë, me llogaritë rrjedhëse të sektorit privat që u rritën me 30 miliardë lekë në tremujorin e tretë.

Ky është një efekt përgjithësisht sezonal, ku gjithnjë në muajin gusht ka një rritje të depozitave në valutë nga prurjet e emigrantëve. Këto para, që i mbledhin nga bizneset, individët e institucionet e tjera, bankat duhet t’i investojnë dhe alternativat përgjithësisht janë dhënia e huasë për ekonominë, blerja e letrave me vlerë apo depozitimi në bankat e huaja.

Ku i kanë çuar paratë bankat?

Por, si i kanë përdorur bankat këto para që hynë në sportelet e tyre në 9 muajt e këtij viti. Të dhënat e detajuara të Bankës së Shqipërisë pohojnë se, sidomos në tremujorin e tretë, ato kanë preferuar të mos rrezikojnë dhe i kanë vendosur paratë e lira në institucionet e tjera financiare jashtë vendit, zë i cili u rrit me rreth 36 miliardë lekë në tremujorin e tretë në raport me atë të mëparshmin, nga 39 miliardë lekë që ishte rritja e tij për gjithë 9-mujorin.

Kreditimi për ekonominë ka vijuar i dobët. Stoku i huasë për bizneset dhe individët u rrit me 2.4% në fund të 9-mujorit, në raport me dhjetorin 2015, apo me 14 miliardë lekë. Rritja është ngadalësuar sidomos në periudhën korrik-shtator. Të dhënat e paraqitura në tabelën e aktiveve të sistemit bankar tregojnë rritjen reale, duke përjashtuar efektin e fshirjes së kredive të humbura.

Bankierët pohojnë se e gjithë valuta që hyri në ekonomi në tremujorin e tretë është praktikisht e pamundur të jepet kredi brenda një periudhe kaq të shkurtër kohe, për më tepër që sistemi është i frenuar në huadhënie si rrjedhojë e NPL-ve të larta, kërkesës së dobët nga sipërmarrja dhe rritjes së perceptimit të riskut makroekonomik nga bankat, siç u konstatua dhe në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë.

Bankat kanë qenë aktive dhe në blerjen e letrave me vlerë për 9-mujorin. Zëri i veprimeve me letrat me vlerë u rrit me 35 miliardë lekë, apo me 11.4% në raport me fundin e 2015-s.

Një tjetër dukuri interesante e 9-mujorit të parë është heqja e parave nga Banka e Shqipërisë, pasi kjo e fundit vendosi interesa negative në dhjetor, me qëllim që të nxiste bankat të kanalizonin fondet e lira në ekonomi. Zëri i marrëdhënieve me Bankën Qendrore ka rënë me 33 miliardë lekë në shtator, në raport me dhjetorin 2015.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.