☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,418 ▼ -1.97% ETH $2,205 ▼ -1.66% XRP $1.3298 ▼ -0.98% SOL $82.5400 ▼ -1.91%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Totozani: Kriza e refugjatëve, çështje e të drejtave të njeriut

Avokati i Popullit, Igli Totozani e konsideroi krizën e refugjatëve, një çështje të të drejtave të njeriut, ndërsa theksoi se “detyrimi ynë është që fëmijët e refugjatëve dhe emigrantëve të jenë të sigurtë, të shëndetshëm dhe t’u respektohen të drejtat”.

Me ftesë të Ombudsmanit Francez, Avokati i Popullit të Shqipërisë, Igli Totozani mori pjesë në konferencën me temë: “Fëmijë, Europë, Urgjencë. Mbrojtja dhe e ardhmja e fëmijëve migrantë: një sfidë për Europën”, që u zhvillua në Paris, Francë.

Gjatë punimeve të konferencës, Totozani tha se “qeveritë kanë detyrimin për ofrimin e zgjidhjeve afatgjata për refugjatët”. Duke iu referuar të dhënave nga Eurostat, Totozani tha se midis janarit dhe korrikut, 2015, gati 133,000 fëmijë kërkuan azil në Bashkimin Europian, me një mesatare prej 19.000 fëmijë çdo muaj. “Në çdo katër azilkërkues, një është fëmijë”, tha ai.

Trajtimi i krizës së refugjatëve dhe migrantëve sot në Europë, sipas tij, “është një çështje e të drejtave të njeriut dhe duhet të përshkojë në mënyrë tërësore politikat shtetërore të vendeve pritëse apo të tranzitit, si dhe të atyre vendeve që kanë shumë gjasa të preken nga kjo krizë e paprecedentë në hapësirën e gjerë të Mesdheut.

Totozani tha se i ka dëguar Kryeministrit Edi Rama një rekomandim për trajtimin e krizës së refugjatëve. Përmes këtij dokumenti kërkohet marrja e masave të menjëhershme dhe të nevojshme për trajtimin në përputhje me instrumentet kombëtare e ndërkombëtare të flukseve ekzistuese dhe atyre të pritshme të migrantëve dhe refugjatëve në Shqipëri. “Në këtë dokument kam kërkuar që Qeveria e Shqipërisë të vazhdojë të nxisë nismat rajonale e më gjerë për të mundësuar bashkërendimin e trajtimit dhe të ofrimit të ndihmës në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.

Në këtë konferencë u diskutua mbi flukset masive të migrantëve në Europë, dhe mënyrat sesi duhet organizuar qarkullimi dhe pritja e fëmijëve migrantë, si dhe lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore. “Interesi më i lartë i fëmijës dhe respektimi i të drejtave të tyre themelore duhet të prevalojë mbi konsideratat politike të menaxhimit të flukseve migratore”, ishte konkluzioni i konferencës së Parisit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.