☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,784 ▲2.52%
DOW 47,817 ▲2.65%
NASDAQ 22,691 ▲3.06%
NAFTA 94.39 ▼16.43%
ARI 4,785 ▲2.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,690 ▲ +4.9% ETH $2,222 ▲ +6.57% XRP $1.3591 ▲ +4.48% SOL $83.5200 ▲ +5.75%
S&P 500 6,784 ▲2.52 % DOW 47,817 ▲2.65 % NASDAQ 22,691 ▲3.06 % NAFTA 94.39 ▼16.43 % ARI 4,785 ▲2.14 % S&P 500 6,784 ▲2.52 % DOW 47,817 ▲2.65 % NASDAQ 22,691 ▲3.06 % NAFTA 94.39 ▼16.43 % ARI 4,785 ▲2.14 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Totozani: Skema lehtësuese për pagesat e energjisë elektrike për familjet e varfra

Një ditë pasi OSHEE bëri të ditur se do të zgjasë afatin e skemës lehtësuese për familjet në nevojë, Avokati i Popullit ka depozituar në Kuvend disa propozime që familjet e varfëra të mos vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Avokati Igli Totozani ka rekomanduar që të mos mungojë energjia elektrike për familjet e varfëra, që nuk kanë mundësi ta paguajnë.

“Është i nevojshëm krijimi i mundësive të diferencuara në mënyrën sesi do të ofrohet energjia elektrike dhe krijimi i skemave lehtësuese të përballueshme për pagesat e energjisë elektrike për këto familje”, shprehet z. Totozani në dokumentin e tij.

Totozani kërkon sigurimin e minimumit të mundshëm të energjisë elektrike për këto familje, ndriçimin në banesë, si një zgjidhje e menjëhershme. Por kjo, duhet të shoqërohet me një paketë ndryshimesh ligjore me qëllim ndryshimin edhe të skemave për aksesueshmërinë në këtë shërbim për grupet vulnerabël.

Përveç kësaj z. Totozani kërkon edhe kryerjen e një studimi nga ana e qeverisë për të identifikuar numrin e saktë të familjeve në varfëri ekstreme dhe absolute, dhe ngritjen e një sistemi data base për ta.

Aktualisht, rreth 7.3% e familjeve shqiptare trajtohen me ndihmë ekonomike, në mungesë të llogaritjes së minimumit jetik, që nuk përputhet me standardin e jetesës në Shqipëri

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.