Kronika

“Toyota Yaris”/Basha mbi 1 orë te Krimet e Rënda: Dhashë informacione të plota për çështjen

Kryetari i Partisë Demokratike ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ku ishte thirrur nga prokurorët belgë për çështjen e toyota yaris.

Kreu demokrat ishte 1 orë e 20 minuta para prokurorëve dhe deklaroi se sot dha informacion më shumë se çka dhënë në publik duke thesuar se dha informacione të plota.

Basha hodhi akuza në drejtim të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla duke theksoua se ai duhet të ishte në burg tani.

Basha theksosi se PD ka si objektiv luftën kundër pastrimit të parave.

“Dhashë sot informacione të plota për Toyota Yaris edhe më shumë se kam dhënë në publik. Taulant Balla duhet të ishte sot në pranga. Qeveria e Edi Ramës janë kthyer në shërbim të pastrimit të parave të drogës. Sot gjithçka po bëhet për pastrimin e parave të drogës.

Synimi kryesor i Edi Ramës është që përmes bashkëpunimit me krimin të akumulojë sa më shumë pushtet. Synimi i vetëm është grumbullim dhe mbajta e pasurisve dhe parave të krimit. Milot-Baldrem është pastrim parash. Pastrimi i parave po vret ekonominë. Për këtë arsye PD e ka prioritet luftën kundër pastrimit të parave. Do vëmë para dretësisë të gjithë ata që pastrojnë para krimi dhe do i konfiskojmë paratë e krimit.

Dëshmia është dhe do të mbetet në kuadër të rregullave. Dhashë informacione të plota mbi çështjen duke i qëndruar asaj që kam dhënë në publik”, tha Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button