🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.75 ▲0.04%
ARI 4,999 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,724 ▲ +2.31% ETH $2,175 ▲ +3.86% XRP $1.4503 ▲ +3.06% SOL $92.3700 ▲ +4.94%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.75 ▲0.04 % ARI 4,999 ▼1.24 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.75 ▲0.04 % ARI 4,999 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
16 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Tragetet nga Durrësi, në 48 orë nisen drejt Italisë mbi 10.500 udhëtarë

Gjatë dy ditëve të fundit 10.541 udhëtarë kanë shfrytëzuar tragetet për t’u nisur drejt porteve të Italisë. Numri i udhëtarëve që kanë mbërritur ndërkohë në Durrës ka qenë shumë më i vogël, vetëm 2553.

Nga të dhënat e Autoritetit Portual (APD), mësohet se numri i udhëtarëve që janë larguar këto ditë me tragete ka qenë 4 herë më i lartë se sa i udhëtarëve që mbërrijnë në portin më të madh të vendit.

Sipas parashikimeve, në fundjavë pritet të nisen masivisht me tragete mijra udhëtarë shqiptarë dhe të huaj, që kaluan pushimet pranë familjeve, të afërmve apo miqve të tyre në qytete të ndryshme të vendit tonë.

Të mërkurën dhe të enjten në portin e Durrësit mbërritën 2553 udhëtarë me 552 autovetura, ndërsa 10.541 të tjerë me 2292 autovetura janë nisur drejt porteve të Ankonës dhe Barit (Itali).

Në 48 orët e fundit tragetet kanë kryer 7 lundrime drejt Durrësit dhe 8 të tjera drejt porteve italiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.