🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.58 ▲0.47%
ARI 4,166 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,308 ▼ -0.46% ETH $2,501 ▼ -0.55% XRP $1.3668 ▼ -0.2% SOL $106.7400 ▼ -0.71%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.58 ▲0.47 % ARI 4,166 ▼0.28 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.58 ▲0.47 % ARI 4,166 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Kronika

Tragjedi në aksin Bulqizë-Klos, një i vdekur dhe katër të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Klos, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”.

Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete që drejtoheshin nga personat me inicialet Xh. S. dhe S. C. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën personi me inicialet H. Gj., pasagjer në automjetin që drejtohej nga personi me inicialet S. C.

Ndërkohë, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë të tjerë janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë i policisë

“Në aksin rrugor “Bulqizë-Klos”, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”, janë përfshirë në aksident rrugor dy automjete me drejtues shtetasit Xh. S., dhe S. C.  Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi H. GJ., pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasit S. C. Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilat janë në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.