Kronika

Tragjedia, helikopterit EC 145: Mbrritën ekspertë edhe ekspertë ushtarakë amerikanë

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm kanë marrë masat e mëposhme lidhur me ngjarjen tragjike të rrëzimit të helikopterit EC 145 me pasojë humbjen e jetës së dy pilotëve të Forcës Ajrore.
Menjëherë sapo ka ndodhur ngjarja, me urdhër të shefit të Shtabit gjeneralmajor Jeronim Bazo është ngritur një grup pune, i cili është vënë në dispozicion të Prokurorisë me qëllim koordinimin e të gjithë veprimeve në zonën e ngjarjes, si dhe vënien në dispozicion të të gjithë dokumentacionit dhe provave materiale që do të ndihmojnë në hetimin penal.
Nga ana e vet ministri i Mbrojtjes, konform legjislacionit në fuqi, ka urdhëruar hetim administrativ të ngjarjes menjëherë pas saj. Të gjitha informacionet që do të dalin nga ky hetim administrativ do t’i vihen hap pas hapi në dispozicion prokurorisë.
Për të ndihmuar procesin e investigimit, Ministria e Mbrojtjes ka thirrur ekspertë të kompanisë prodhuese të helikopterit EC 145, të cilët kanë mbërritur dje në Shqipëri.
Po dje, pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA kanë mbërritur edhe ekspertë ushtarakë amerikanë me ekspertizë të specializuar të këtij lloj helikopteri.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Ushtarake ka marrë në ruajtje vendngjarjen me qëllim mosdëmtimin e provave.
Që në momentin e regjistrimit të procedimit penal ka pasur bashkëpunim të plotë me Prokurorinë, të cilës ndërkaq i janë vënë në dispozicion dokumentacioni i kërkuar.
Ministria e Mbrojtjes falënderon Prokurorinë lidhur me punën që po bën, që në momentin e parë, në hetimin e kësaj ngjarje dhe i mbetet kësaj fryme bashkëpunimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button