🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▲0%
ARI 4,321 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
₿ CRYPTO
BTC $84,494 ▲ +0.26% ETH $2,679 ▼ -0.38% XRP $1.5147 ▼ -0.66% SOL $122.1600 ▲ +0.54%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▲0 % ARI 4,321 ▲0 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▲0 % ARI 4,321 ▲0 %
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
28 Sht 2026
Breaking
Kronika

Tragjedia në Durrës, flet për Euronews Albania nëna e njërit prej viktimave

Nëna e njërit prej të miturve që humbi jetën në aksidentin tragjik në Durrës ka folur për gazetaren e Euronews Albania, Matilda Braho lidhur me ngjarjen e cila ka tronditur familjen e tyre. Në një lidhje live për emisionin “Now” me Erla Mëhillin, nëna ka dhënë detaje lidhur me ditën tragjike të cilën ata e kishin kaluar bashkë deri pak çaste para aksidentit fatal.

Nëna theksoi se me djalin e saj kishin qenë në kishë dhe më pas ishin kthyer në shtëpi. Sipas saj djali i saj i mitur kishte insistuar të dilte të hante akullore dhe të luante me miqtë e tij pranë shtëpisë në trotuar ku edhe ka ndodhur ngjarja. Ajo më tej shpjegoi sesi e mori vesh ngjarjen pasi ajo u fut brenda në banesë pak çaste para se të ndodhte tragjedia.

“Ne sa ishim nisur për në kishë, arritëm në kishë e ndezëm qirinjtë me djalin. Djali u gëzua se ndezi qirinjtë dhe atje kaloi një ditë të bukur dhe të mirë me fëmijët. U kënaqën fëmijët. Kur erdhëm në shtëpi ishte ora 1, i bëra bukë djalit, më kërkoi bukë.

Sa hëngri bukë djali, tha mami do të dal përjashta, do marr një akullore. Sa doli djali unë u futa brenda. Nuk vonohem tha mami. I thashë, ku do shkosh? Pesë minuta më tha mami se do dal tha, me shok. I thashë, mos vono nuk vono moj mami. E di, tha, nuk vonohem. Më ke merak më tha”, tha ajo.

Lidhur me autorin e aksidentit, nëna ka bërë apel që drejtësia t’a dënojë maksimalisht dhe të mos lirohet për të kryer krimet të tjera të tilla.

“Thirrja ime është që ta fusin në burg, ai lloj kriminel nuk meriton të rrijë i lirë, Ai kriminel duhet të rrijë në burg për jetë dhe jo ta nxjerrin përjashta sa herë t’iu dojë qejfi”, tha ajo ndër të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.