⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,563 ▲0.28%
DOW 51,696 ▼0.55%
NASDAQ 25,315 ▲0.6%
NAFTA 96.00 ▼0.48%
ARI 3,955 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,382 ▼ -0.63% ETH $2,288 ▼ -0.04% XRP $1.2777 ▲ +2.02% SOL $93.4200 ▼ -0.98%
S&P 500 7,563 ▲0.28 % DOW 51,696 ▼0.55 % NASDAQ 25,315 ▲0.6 % NAFTA 96.00 ▼0.48 % ARI 3,955 ▼0.36 % S&P 500 7,563 ▲0.28 % DOW 51,696 ▼0.55 % NASDAQ 25,315 ▲0.6 % NAFTA 96.00 ▼0.48 % ARI 3,955 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Sporti

Trajneri Grima pas shortit të Nations League: Objektivi ynë, të qëndrojmë në Ligën B

Në Nyon të Zvicrës, Kombëtarja shqiptare e vajzave njohu kundërshtarët, me të cilët do të përballet në edicionin e ardhshëm të UEFA Women’s Nations League. Skuadra kuqezi do të garojë në Grupin B1, ku do të ketë përballë Belgjikën, Serbinë dhe Rumaninë.

Pas shortit, trajneri i Kombëtares, Armir Grima, foli për fshf.org, duke komentuar kundërshtarët që do të ketë përballë skuadra kuqezi.

“Ne e prisnim që të kishim ndeshje të forta dhe, ashtu siç e parashikonim, edhe shorti na rezervoi kundërshtarë të tillë. E dimë forcën dhe nivelin e ekipeve në Ligën B. Belgjikën e njohim, pasi jemi përballur me të para disa kohësh. E dimë forcën e Serbisë, ashtu si edhe nivelin e Rumanisë. Ishim të përgatitur që do të kishim kundërshtarë të fortë dhe do të përgatitemi për të përmbushur objektivat tona dhe për të bërë sa më mirë në këtë grup.

Na pret një punë e vështirë. Po mendojmë të forcojmë sa më shumë skuadrën dhe të afrojmë në grup vajza sa më cilësore, pasi këto ndeshje kërkojnë një ekip të fortë për t’u përballur me kundërshtarët që kemi përpara. Objektivi ynë është të qëndrojmë në Ligën B dhe, gjatë ndeshjeve, të shohim se si do të shkojnë gjërat. Pse jo, të pretendojmë edhe diçka më shumë”, – u shpreh trajneri Grima.

Dy ndeshjet e para të këtij edicioni janë programuar të luhen në periudhën 23 shkurt – 6 mars, ndërsa dy takimet e radhës do të zhvillohen nga 13 deri më 24 prill. Dy sfidat e fundit të grupit janë planifikuar për periudhën 7–15 qershor.

Në ditët në vijim pritet të përcaktohet kalendari i plotë i ndeshjeve, me datat, oraret dhe stadiumet ku do të zhvillohen takimet.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.