☁️
Tiranë 11°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 81.50 ▼0.67%
ARI 3,561 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $59,196 ▼ -1.34% ETH $1,647 ▼ -2.28% XRP $0.9199 ▼ -1.7% SOL $67.8100 ▼ -4.37%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.50 ▼0.67 % ARI 3,561 ▼0.84 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.50 ▼0.67 % ARI 3,561 ▼0.84 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Transferta mbetet problem, “thembra e Akilit” për Elbasanin

Elbasani shkon në Rrogozhinë me një besim të shtuar pas fitores 1-0 ndaj Dinamos. Tri pikët e marra në një përballje direkte me një rival që ka pretendime të mëdha i kanë dhënë skuadrës verdheblu një shtysë të rëndësishme morale, në një moment kur kampionati po bëhet gjithnjë e më kërkues.

Megjithatë, përtej entuziazmit dhe atmosferës pozitive që ka krijuar suksesi i fundit, te Elbasani ekziston një problem që vazhdon të mbetet i pazgjidhur: transfertat. Dhe pikërisht ky është shqetësimi më i madh përpara sfidës me Egnatian. Nëse në shtëpi verdheblutë kanë arritur të marrin rezultate që i kanë mbajtur në garë për objektivat e tyre, jashtë fushës së tyre situata është krejt ndryshe. Shifrat e 12 javëve të para të kampionatit janë treguesi më i qartë i këtij problemi, pasi Elbasani rezulton skuadra me rendimentin më të dobët të Superiores në transfertë.

TABUJA TRANSFERTË

Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara larg shtëpisë, Elbasani ka mundur të grumbullojë vetëm 3 pikë, të gjitha falë barazimeve. Bilanci plotësohet me tri humbje, ndërsa fitorja e parë në transfertë vazhdon të mungojë. Një statistikë që nuk përputhet aspak me ambiciet e skuadrës dhe që ka ndikuar jo pak në ecurinë e saj në renditje. Në fakt, nëse verdheblutë do të kishin arritur të merrnin më shumë pikë në ndeshjet jashtë fushe, situata e tyre në klasifikim do të ishte ndryshe. Janë pikërisht pikët e lëna rrugës në këto takime që kanë penguar skuadrën të shpërblejë me rezultate më të mira paraqitjet e zhvilluara gjatë këtij edicioni.

Për këtë arsye, transferta nuk është thjesht një tjetër ndeshje në kalendar, por një problem që kërkon zgjidhje sa më parë. Përballja me Egnatian vjen në një moment të përshtatshëm për të ndryshuar këtë histori. Verdheblutë e dinë se përballë do të kenë një kundërshtar të konsoliduar, që ka treguar vazhdimësi dhe forcë, sidomos në fushën e tij. Megjithatë, Elbasani ka edhe një arsye më shumë për të besuar te suksesi. Bëhet fjalë për skuadrën që i ka shkaktuar Egnatias humbjen e parë në këtë sezon, ndaj verdheblutë synojnë ta përsërisin të njëjtin skenar edhe në Rrogozhinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.