SHBA – Gjashtë viktima nga rrëzimi i një avioni në brigjet jugore të vendit
UASHINGTON, 25 nëntor /ATSH-DPA/- Gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël u rrëzua në det pranë brigjeve jugore të Shteteve të Bashkuara ë Amerikës, njoftoi mbrëmë Roja Bregdetare amerikane.
Trupat e të gjashtë personave që ndodheshin në bord u gjetën nga zhytësit pranë ishullit Horn, në brigjet e shtetit të Miisipit, në Gjirin e Meksikës.
Kontakti me avionin e tipit “Cessna 210” u ndërpre dje pasdite, duke shkaktuar nisjen e një operacioni kërkim-shpëtimi për gjetjen e personave në bord.
Sipas televizionit amerikan “NBC News”, mes viktimave ishin edhe dy fëmijë, përkatësisht 8 dhe 10 vjeç.
Avioni raportohet se ishte nisur nga Nju Orliëns dhe kishte si destinacion shtetin e Floridës.
Shkaqet dhe rrethanat e rrëzimit mbeten ende të paqarta./ /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.