☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,343 ▼0.41%
DOW 45,254 ▲0.19%
NASDAQ 20,778 ▼0.81%
NAFTA 103.14 ▲3.51%
ARI 4,545 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
SOL $82.5600 ▲ +0.92%
S&P 500 6,343 ▼0.41 % DOW 45,254 ▲0.19 % NASDAQ 20,778 ▼0.81 % NAFTA 103.14 ▲3.51 % ARI 4,545 ▲0.46 % S&P 500 6,343 ▼0.41 % DOW 45,254 ▲0.19 % NASDAQ 20,778 ▼0.81 % NAFTA 103.14 ▲3.51 % ARI 4,545 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Transporti urban/ Grevë për rritjen e çmimit të biletës

Transporti urban në kryeqytet,  ditën e sotme nuk ka ofruar shërbimin për qytetarët nga ora 05:00-08:00.

URShoqata e transportit është distancuar duke thënë se iniciuese është sindikata e punonjësve të transportit pasi ata nuk kanë marrë pagat e tre muajve të fundit.

Në lidhje me grevën e ditës së sotme, lëvizja për “Transport të lirë e cilësor”, ka bërë një njoftim ku i bën thirrje qytetarëve që të mbajnë qëndrim në lidhje me rritjen e çmimit të biletës.

“Transporti publik nuk u përket kompanive private. Pronarët dhe shteti janë marrë vesh. Pronarët bëjnë sikur duan të rrisin çmimin e biletës në 70 lekë ndërsa shteti sikur ia ul pretendimin. Qytetarët të reagojnë”, nënvizohet në njoftimin.
Sipas tyre, shoferët dhe fatorinot e autobuzave janë kërcënuar me heqjen nga puna nga pronarët e tyre dhe janë detyruar të bëjnë grevë për rritjen e çmimit të biletës”.

Ndërkaq, pritet që ditën e nesërme transporti urban të bëjë grevë tërë ditën. Caktimi i çmimit të biletës është një detyrim që  qeveria ia kaloi vendorëve dy muaj më parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.