Transporti urban, Olli: Të mos ndryshojë çmimi i biletave
Këshilltarët e djathtë të bashkisë së Tiranës kërkuar që të mos ndryshojë çmimi i biletave të transportit urban.
Leonard Olli tha se kryebashkiaku, i cili ka bërë thirrje për përdorimin e transportit urban për të mbajtur qytetin pastër, duhet të japë zgjidhjen për këtë problem.
“Të mendosh që kjo zgjidhje do vijë duke rritur çmimin është e papranueshme, sepse mbi të gjitha e rëndësishme është që cilësia e shërbimit të vijë në konherencë të plotë me mundësitë që kanë qytetarët e Tiranës. Ka zgjidhje alternative, jo zgjidhje në kurriz të qytetarëve. Dhe në rast se dikush do të guxojë të avancojë në këtë drejtim ne paralajmërojmë një përshkallëzim të betejës sonë politke për të hedhur barrën e paaftësisë në kurriz të qytetarëve”, deklaroi Olli.
Një ditë më parë shoqatat e transportit urban paralajmëruan se prej 1 janarit ky shërbim nuk do të funksionojë. Ata janë takuar edhe me kryebashkiakun Erion Veliaj për të gjetur një zgjidhje për problemin.