Tre tatuazhe të reja të Angelinës
Angelina Jolie ka dhjetëra tatuazhe në trupin e saj, të cilat i ka nisur që kur ishte adoleshente dhe nisi rrugëtimin e Hollivudit.
Por 40-vjeçarja, fituese e çmimit Oscar, nuk ka mbaruar punë me ‘pikturimin’ e vetes, siç dhe tregoi këtë fundjavë.
Ajo ka bërë dhe tre tatuazhe të tjerë të cilat janë parë gjatë xhirimit të filmit të saj të ri, “First they killed my father”, në Kamboxhia.
Të tre tatuazhet e reja janë në shpinë, duke iu bashkuar atyre që tregojnë “Dini të drejtat tuaja”, një tigër tradicional tajlandez dhe një shkrim kamboxhian.
Shenjat e reja duket se janë bërë së fundmi, pasi nuk i ka pasur në tapetin e kuq. Tatuazhet e reja përfshijnë simbole të vjetra budiste dhe mantra, të cilat mendohet se të mbrojnë. Njëra duket si një tempull, ndërsa tjetra si një seri simbolesh.
Ato mendohet të jenë bërë të gjitha në të njëjtën kohë në Bankok në janar, nga artisti Ajarn Noo Kanpai. Ai ka punuar me Jolie në 2003-shin për tatuazhet e saj në shpatull dhe shpinë. Artisti përdor një metodë të vjetër të pikturimit me dorë dhe jo me makinë automatike.