Ekonomia

Tregu bioenergjetik në Shqipëri ende në fillesat e tij

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së qytetit të Durrësit në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Rajonit të Puljas në Itali, zhvilluan të mërkurën një seminar për bioenergjinë.

SERAQëllimi është njohja e fermerëve me mundësitë që ofron prodhimi i energjisë nga biomasa pyjore dhe mbetjet bujqësore në karburant.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit, Andrea Xhavara theksoi në fjalën e tij se, ky treg në vendin tonë është ende në fillesat e tij. Shqipëria është bërë pjesë e projektit “ELISAA” për zhvillimin e bioenergjisë që nga viti 2012.

Trajnimi është konceptuar në formë kursi në rrjetin elektronik. Pjesë e këtij projekti janë vende si Austria, Polonia dhe Italia. Edhe pse tregu i biokarburanteve në këto vende njeh një zhvillim të konsiderueshëm, shumë pak mund të thuhet për Shqipërinë, ku ky treg është inekzistent.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button