Ekonomia

Tregu i gazit drejt zhvillimit

Një projekt i financuar nga qeveria e Konfederatës me një grant si asistencë financiare për ngritjen e kapaciteteve për zhvillimet në përmasa të mëdha të infrastrukturës së gazit në Shqipëri, pritet të nisë së afërmi nga zbatimi, bëjnë të ditur burime nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë.

Projekti ka si objektiv të ngrejë kapacitetet e nevojshme brenda institucioneve publike, autoriteteve shqiptare dhe të rrisë e përditësojë kuadrin ligjor, teknik dhe institucional për të zhvilluar tregun e gazit në Shqipëri, por dhe për të zbatuar projektin e gazsjellësit TAP.

Pjesë e këtij projekti janë hartimin e strategjive dhe dokumenteve të politikave në sektorin energjetik, studimin për zhvillimin e tregut të gazit, masterplanin e infrastrukturës së gazit, hartimin dhe përditësimin e kuadrit ligjor, teknik dhe institucional në sektorin e gazit natyror në përputhje me direktivat e BE-së, kryesisht në marrëveshjet me TAP, për procedurat për lejet dhe licencimin, rregulloret e vendit për gazin, rregullat dhe proceset për blerjen dhe servitudin e tokës, rregullore për çështjet shëndetësore, të sigurisë dhe mjedisin dhe standardet sociale.te marten ne Tirane per gazifikimin e Shqiperise

Për projekte të mëdha sikurse është ky i gazit, nevojiten ngritja e institucioneve kompetente shqiptare, ku pritet të përfshihen ERE, Instituti i Naftës dhe Gazit, agjenci dhe operatorë aktivë për sektorin e ardhshëm të gazit, pasi bëhet fjalë për përfaqësimin e qeverisë shqiptare në kuadrin e TAP dhe gazifikimit të vendit, thonë burime zyrtare nga ministria e Energjisë dhe Industrisë.

Afati kohor i zbatimit të projektit me financim të qeverisë Zvicerane do të jetë për vitet 2015-2020, ku përfitues të drejtpërdrejtë janë institucionet e ndryshme në qeveri, si MEI, Enti Rregullator i Energjisë(ERE), Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve(AIDA), Autoriteti Kombëtar i Planifikimit të Territorit, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore(AKBN), Inspektorati Qendror Teknik, “Albpetrol”, thanë burimet e MEI-t.

Gjithashtu “Western Balkans Investment Framework” (WBIF) do të financojë me 1.1 milion euro hartimin e Masterplanit të Gazit. Vendimi për hartimin e Masterplanit u miratua sivjet në Shkurt gjatë seminarit të dytë të nivelit të lartë për Studimin e Fizibilitetit të Masterplanit të Gazit në Shqipëri, ku morrën pjesë përfaqësues të SOCAR, “Shell”, “British Petroleum”, WBIF dhe TAP AG.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button