Ekonomia

Tregu telefonisë së lëvizshme po orientohet më shumë në shërbimin Wi-Fi

Tregu i telefonisë së lëvizshme po orientohet më shumë te shërbimet e internetit të shpejtë dhe transmetimit të të dhënave, që po zënë një peshë në rritje në strategjitë tregtare të operatorëve.

090114-wifi-1-100410322-primary.idgeSipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP) janë rreth një milion individë që përdorin internetin me brez të gjerë përmes rrjeteve të lëvizshme, qoftë përmes aparateve celulare apo përmes kompjuterave, me pajisje USB modem.  Ekspertet e AKEP shprehen se, interneti nga rrjetet e lëvizshme pritet të marrë një zhvillim të ri së shpejti. Për t’ju përgjigjur kërkesave në rritje për këtë shërbim, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka shpallur zyrtarisht ofertat fituese për të drejtat e përdorimit për ofrimin e shërbimeve 4G.

Cfarë është teknologjia 4G/LTE ?
Teknologjia 4G/LTE ofron shërbime të dhënash me një shpejtësi të pakrahasueshme që aktualisht është 3 deri ne 4 herë me e lartë se 3G . Falë këtyre parametrave klientët do të mund të shkarkojnë video, lojra, aplikacione, filma dhe stream në kohë reale, shumë thjeshtë dhe duke kursyer kohë. Falë cilësisë dhe shpejtësisë së lartë të transmetimit, teknologjia 4G/LTE , do të hapë rrugën nje varieteti shërbimesh të reja të pa provuara me parë ne tregun shqiptar

Rritet  me 14% shërbimi internetit  nga rrjetet fikse

Sipas statistikave, në shërbimet e ofruara nga rrjetet fikse, aksesi broadband në internet pati rritje të ndjeshme (14%) gjatë vitit 2014, ndërsa numri i pajtimtarëve të telefonisë fikse në fund të vitit 2014, arriti në rreth 281 mijë. Vihet re që Albtelecom vazhdon të ketë 75% pjesë tregu. Dy operatorët më të mëdhenj alternativë, ASC dhe Abcom, kanë secili nga 5%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button