LibriNga Facebook

Trendafili qe priste pranveren e pare

Nga: Edlira Jorgji Doko

THANAS MEDI eshte nje gjen i vecante, i botes moderne, gjen i mrekullueshem.

Kur e fillova ta lexoj kete roman e fillova me nje hov te madh. Pasi ngjarja ishte tipike vllahe, e se e fillova duke qeshur me lot, por me doli gjak i kuq nga shpirti. Fundi eshte nje shtrengim dhembesh, e dhimshme gjer ne palce, gjer ne terror duke klithur: jo.. mos e bej.. mos shko.. ohh, po pse.. pse…??

Edhe kjo, eshte merita e Medit. Autori, i ben personazhet te njihen, te duhen me njeri – tjetrin, te ngaterrohen, e pastaj te martohen.

Ngjarja ka ne epiqender dy familje vllahe, Bubajt e Kolebajt, qe fatkeqesisht shoqeron dhe nje familje e trete labe, e qe emerohej Kerpi.

Romani perbehet nga dhjete krere. Ne cdo njeren prej tyre fut nga nje ngjarje te vecante, pa dhene synimin perfundimtar te historise.Nje rrefim sipas etapave te moshes.Sipas meje s’eshte fantazi, por nje histori e vertete mbas luftes se dyte boterore o i viteve ‘ 60 – 70 – 80.

Autori na kujton mizerjen e fshatit, buken e thekur te misrit, martesat me mbleseri (qe sot duhet nje peralle e lashte), uljen pertoke, sikletin e nuses, na kujton qortimet e babait ose keshillat miqesore, turpi per te therritur te dashuren ose nenen e femijeve ne emer, simbolizimin e personazheve (personalizuar dhe anonim), na kujton ngacmimet ne rruge me ndonje batute te bukur, qe te rrembejne te qeshura feminore.
Atje dje, ketu sot.

Peisazhi i fshatit ngjason nje kuader me penel fjalesh te llastuara sic di te bej vetem Medi.
Nuk mungojne mjerimi, veshja fshatareske e varfer, thashethemet e botes, si dhe psheretimat e sokakut. Nuk mungojne zjarri, balta, buka, saci, prushi
qollopitet, kisha, kurorat, shejtori i tyre, hena e paster, e djela, kalendari fetar,
Pashket kristiane, kryqi ne balle, besimi ,urimi i grave,

Hudhra ne xhep eshte nje bekim nga nena –
Mjer’ nese s’e degjon.

Te jetosh ne nje ambient te vogel ajri behet i paket per te gjithe, sepse gjithcka mesohet shpejte dhe kalon nga goja ne goje, por cuditerisht kjo bashkejetese
behet e veshtire dhe unike.

Teoria e organizimit fillestar vjen pak a shume si filmi 14 vjec dhender. Familje dhe fise taksnin fatin e te rinjve; duheshin s’duheshin, pelqeheshin s’pelqeheshin, kjo kishte pak vlere ne syte e tyre. Sa e trisht dhe e etur kjo deshire…
Me tregonte dhe im ate keto fejesa para kohe per hir te pleqeve,
o interes familjar. Pergatiteshin dhe prika. Ajo perbehej me florinj, argjend, bageti dhe toke. Cfare permbante nje familje.

Pershkrimi i i Katerines eshte kryeveper, gjer ne persosmeri identifikimi –
format trupore – nje mrekulli!

Thanas Medi, autori i romanit ” Fjala e fundit e Sokrat Bubes”

Autori mbart nje eros elegant, teper te paster e te ndjeshem, direkt dhe indirekt
pothuajse perjetuese, shume intimitet gjenial, me fuqi poetike ta nxis lexuesin ne ethe dashurie(perfshire dhe mua demonen), shume trazues..

Cdo fjali eshte e mbushur me musht. ngjeshur, bukur, rritmik, melodioz si nje poezi kur e thua me nje fryme.

Tek ne vllehet, vajzat vijne me te shkathta nga djemte; te cakes, punetore, fjalepak;
per t’u admiruar fisnikeria e djemve;

Katerina dhe Sokrati, Sokrati dhe Katerina
Katerina dhe Sokrati dhe Dhimitri
Dhimitri dhe Katerina

Diferenca e Katerines se vogel sa vjen dhe merr nje metmorfoz vjeshtak, rebelues, pa menduar fundin e udhetimit, dhe ky ndryshim behet si dita me naten, nga nje femije e pafajshme dhe e papjekur, ne nje mendjelehte; te shkoj ku te shkoj; te behet cfare te behet;
Dhe duke bere keshtu, gjithcka rrokulliset, permbyset, bitiset…e per cfare? Per ke?!

Vllehet jane nje popull qe shkojne dakort me cdo rrace njerezore. Integrohen mjaft lehte ne cdo shtet qe shkelin, futen , behen pjestar, pjesemarres, luftojne, jetojne jeten normalisht , e gezojne diellin, peshojne fjalet qe nxjerrin nga goja, dhe japin liri kaq sa duhet.

Kjo popullsi e lashte latine, me origjine dhe gjuhe thrake, eshte, si ne nje kopsht gjigant ku jane gjithe shpendet e pyllit qe jetojne ne paqe.

Tradhetia e labit nuk eshte nje shaka, o fantazi. Ajo ishte reale. Djemte leb vinin dhe ne fshatin tone; ngacmonin vajzat tona sikur te ishim prone e tyre, benin sherre te medha, pinin e deheshin si derra. Ne kete rast, te romanit, vllehet i pagezuan djalin e katert, sepse i vdisnin, por dhe katerti tregohet mosmirenjohes, pa fe, dhe egoist. I merr nusen vllahut diten e marteses; c’katarre!…Dobesia dhe mos respekti per 10 udhezimet e Zotit behet e dukshme.

Jane tre pika themelore qe Medi i sjell ne drite: falja e gabimeve ne nje vend te shenjte per te lare mektet – pajtimi i gjakut mes fiseve dhe krushqeve ne lendinen e madhe – mos permbajtja nga padrejtesia ne syte publike.

Eshte i ndershem autori kur tregon nje episod mbi deshmoret e rene ne lufte.
Shume i sinqerte dhe e ndershme nga te dyja palet. ” Deshmori ” gezonte emrin e fshatit.
Me pelqen ky Med i ndershem – i paaneshem!

Fundi dominon nje ankth makbethian po ne stil modern. Tradhetia e Katerines eshte dyshuese : donte te ikte nga rregullt e forta vllahe dhe te ndryshonte jeten sipas deshires se saj, apo ishte nje mendjelehte e qe te mos lahej me turp iku mbas labit?

Gjithsesi, skena e fundit, me frik shpirtin.
Te vdesesh me fjalen e fundit ne goje me emrin e tradhtares ? Fisnik edhe pertej vdekjes Sokrati…

PREKSE…

Une nuk besoj se gjeni nje roman kaq te kendshem, ironik, autentik, gazmor qe te shton jete, dhe dhimbje qe te merr jete.

Itali,
Verona 16 janar, 2018

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button