Ekonomia

Trendi i pleqërimit si biznes

Të dhënat e kohëve të fundit të Institutit Kombëtar të Mbrojtjes Shoqërore në Itali (INPS) flasin për rreth 500.000 pensionistë që kanë vendosur të transferohen jashtë Italisë. Por sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, vetëm 50 italianë kanë transferuar pensionet në Shqipëri, teksa shumë të tjerë jetojnë në Shqipëri, por vijojnë të marrin pensionin ende në Itali. Baci thotë se të moshuarit që jetojnë këtu janë mjaft të kënaqur dhe po nxisin shumë të tjerë të vijnë dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Deri tani besohet se janë diku te 100 pensionistë italianë që pleqërojnë në Shqipëri, por statistikat e sakta mungojnë, thotë Baci, nga Unione Italiani nel Mondo. Por përtej dëshirës së italianëve ka disa vështirësi burokratike në sfond që i pengojnë të moshuarit italianë të bëhen rezidentë në Shqipëri. Ligji shqiptar kërkon për një të huaj që të jetë rezident në Shqipëri të ketë në pronësi një shtëpi, por kjo nuk është në interesin e të moshuarve italianë, të cilët duan të kalojnë vitet e fundit të jetës përkundrejt kostove më të lira.

Spanja konsiderohet si vendi më tërheqës për pensionistët në Europë, duke konkurruar dhe me shtetet e Amerikës Latine, që kryesojnë në indeksin e vendeve më të mira për të kaluar pensionin. Në sajë të recesionit, çmimet e pasurive të paluajtshme kanë rënë dhe në pjesën më të madhe të bregdetit mund të blihet një shtëpi për 110 mijë euro, ose më pak, ndërsa qiraja mujore është mes 400 euro në Alicante dhe rreth 620 euro në Málaga, për shembull.

Edhe përpara krizës, Spanja ishte një nga vendet më pak të kushtueshme të Perëndimit. Spanja ka një shërbim të mirë shëndetësor, si në shtet ashtu dhe në privat, ka me bollëk spitale të mira edhe në zonat rurale. Por, aspekti më i rëndësishëm i Spanjës është stili i gjallë i jetesës dhe moti i ngrohtë. Spanjollët dinë ta shijojnë jetën dhe u japin shumë vlerë miqve dhe të afërmve. Në netët e gjata të verës, kafetë janë të hapura deri vonë.

Edhe ishujt Kanarie, ashtu si në Spanjë, janë një destinacion tërheqës për pensionistët italianë dhe moti i ngrohtë dhe stili i gjallë i jetës edhe në Shqipëri e bëjnë vendin një destinacion ideal për Spanjën e re të Europës, që mund të ofrojë të njëjtat shërbime me çmime më të lira.
Teksa norma e lindjeve po bie, jetëgjatësia rritet dhe gjenerata e lindur në vitet 1946-1964 (baby boomer) po plaket, Kombet e Bashkuara vlerësojnë se popullsia e botës më e vjetër se 60 vjeç do të trefishohet për të arritur në pothuajse 2 miliardë deri në vitin 2050.
Ndërkohë, edhe për të moshuar që kanë shansin të marrin ndihma në vende si Gjermania, kosto e shtëpive të kujdesit po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme, sipas një artikulli të Bloomberg. Shpenzimet afatgjata në Gjermani për të moshuarit pritet të rriten nga 1.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto në 3.3% të PBB-së deri në 2060, sipas një raporti të Komisionit Europian.

Një në pesë gjermanë merr në konsideratë që të shkojë jashtë në një shtëpi kujdesi, sipas një vëzhgimi nga TNS Emnid, një nga kompanitë më të mëdha të sondazheve në Gjermani.
Gjermanët e moshuar, me para në banka, kanë tërhequr vëmendjen e sipërmarrësve polakë dhe pronarëve të resorteve, që po vuajnë mungesën e klientëve të zakonshëm.
Në Gjermani, kosto mujore e një shtëpie kujdesi është mbi 3000 euro, ndërsa zonja Von Haldenwang, e cila është transferuar në një shtëpi kujdesi në Poloni, paguan 1,200 euro në muaj për shërbim në 24 orë të ditës, terapi fizike, ushqim dhe kujdes mjekësor. Për polakët, kjo është një tarifë e shtrenjtë, ndërsa për gjermanët është një çmim tërheqës.
Hotele të tjera po transformohen në qendra kujdesi gjatë dimrit, pasi kanë më shumë interes për të moshuarit, që qëndrojnë edhe gjatë kësaj periudhe, duke u kthyer në një Gjermani të vogël për të rritur tërheqjen për klientë të rinj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button