🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,735 ▼ -0.6% ETH $2,085 ▼ -0.93% XRP $1.3939 ▼ -0.44% SOL $87.1000 ▼ -1.65%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Kosova

Trepça nuk do të jetë temë diskutimi në Bruksel

Frika e qytetarëve të Kosovës se edhe për pasurin më të madhe në vend, Trepçen do të bisedohet në Bruksel, duke i marrë parasysh pretendimet e shtetit të Serbisë për pasurit e Kosovës, për Qeverinë e Kosovës nuk duhet të merren parasysh, pasi që edhe Kushtetuta e Kosovës dëshmon se pronat dhe të gjitha asetet brenda territorit të vendit tonë menaxhohen nga shteti i Kosovës.

Një pretendim të tillë e kanë rishfaqur sërish përfaqësues të shtetit serb ndaj gjigantit ekonomik Trepça, ndërmarrje kjo e cila në Kushtetutën e Kosovës njihet si ndërmarrje shoqërore dhe e administruar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Përkundër këtyre pretendimeve, zyrtarë nga Qeveria e Kosovës, deklarojnë se çështja jo vetëm e Trepçës, por e të gjitha pasurive dhe aseteve të Kosovës asnjëherë nuk do të diskutohet në dialogun me Serbinë, pasi që çështjet e brendshme të Kosovës nuk kanë se si të diskutohen me një palë tjetër.

Ministrja për dialog, Edita Tahiri tha për KosovaPress se asnjëherë nuk do të diskutohet në dialogun me Serbinë për Trepçën, e as për ndonjë pronë apo aset tjetër të Kosovës.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovranë dhe është pronare e të gjitha pasurive dhe aseteve të saja. Për pronat, për asestet dhe për të gjitha që kanë të bëjnë me sovranitetin dhe shtetin e Kosovës nuk bisedojmë në dialogun e Brukselit, pra, as Trepça, as edhe Ujmani që shpesh pala serbe e ka përmend, as edhe të gjitha asetet e tjera, asnjëherë nuk do të diskutohen në dialogun e Brukselit”, tha Tahiri.

Zëdhënësi i AKP-së Ylli Kaloshi, tha se çështja e Trepçës dhe menaxhimit të saj është e qartë edhe për palën serbe, ani pse pretendimet e tilla janë shfaqur vazhdimisht nga pala serbe.

“Është shumë e qartë dhe nuk ka dilema, madje as nga zyrtarë të Serbisë se Trepça është në Kosovë, në territorin e Republikës së Kosovës dhe është pronë e shtetit të Kosovës. Agjencia Kosovare e Privatizimit ka ekskluzivitetin e administrimit të ndërmarrjeve shoqërore. Ligji i AKP-së na obligon neve si agjenci të administrojmë ndërmarrjet shoqërore, ndërsa siç e thash ndërmarrja Trepça si pjesa në veri si ajo në jugë gjenden në terrorin e Republikës së Kosovës”, tha Kaloshi.

Sipas tij, derisa Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës nuk marrin një vendim tjetër lidhur me mënyrën e menaxhimit të Trepçës, ajo do të vazhdoj të administrohet nga AKP-ja.

Ndërkohë, lidhur me shqetësimet e minatorëve të Trepçës që kanë të bëjnë me definimin e statusit të tyre, në një përgjigje përmes emailit Zyra për Komunikimi e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, është përgjigjur për KosovaPress se “MZHE është e përkushtuar për këtë sektor, dhe tashmë ka themeluar një grup të veçantë të punës të ekspertëve për studimin, hulumtimin dhe avancimin e zhvillimit të këtij sektori dhe ndërmarrjen e hapave të duhur për këtë sektor”.

Ndërkohë në nëntor të vitit 2011, AKP, bazuar në Ligjin për Riorganizimin dhe Likuidimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë së tyre, ka shpallur moratorium për Trepçën, dhe të gjitha procedurat dhe veprimet e çfarëdo lloji që kanë për qëllim përcaktimin e vlefshmërisë, zbatimin apo përmbushjen e kërkesave apo interesave për Trepçën janë pezulluar dhe mund të vazhdojnë vetëm me lejen e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Aktualisht ndërmarrja Trepça është në procesin e riorganizimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.