Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ
NAFTA
ARI 4,540 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,774 ▲ +0.33% ETH $2,036 ▲ +1.67% XRP $1.3303 ▲ +0.39% SOL $83.2900 ▲ +1.69%
S&P 500 DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ NAFTA ARI 4,540 ▲0.36 % S&P 500 DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ NAFTA ARI 4,540 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

“Tritoli”, Tahiri: Policia e bindur në luftën ndaj krimit, opozita aspak korrekte

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri garantoi nga foltorja e kuvendit se Policia e Shtetit është në këmbë dhe do ta luftojë pa asnjë ndrojtje krimin e organizuar.

Min.Tahiri_ParlamentDuke folur për ngjarjen e rëndë të ditës së martë, ministri Tahiri u shpreh se situata nuk është aspak e lehtë. “Gjendja është e vështirë, si për mua ashtu edhe për qytetarët, por Policia nuk është aspak e ndrojtur dhe do ta luftojë krimin e organizuar në çdo formë të tij”, garantoi Tahiri.
Sipas tij, sjellja e opozitës nuk është aspak korrekte. “Unë nuk do bëja kurrë asnjëherë për cilindo përfaqësues të opozitës, në çdo situatë, deklarata kaq të papërgjegjshme dhe jo njerëzore, që më së shumti i japin vrull krimit se sa fitojnë vota. Gjithsesi, vijoi Tahiri, duke konsideruar edhe ngjarjen e sotme(biçikleta me tritol tek shkolla e mesme Petro Nini Luarasi), edhe ato të para dy ditëve, dallohet qartazi, që ka një prirje tejet të dhunshme për të destabilizuar rendin dhe sigurinë në vend”.Saimir Tahiri

“Prandaj, tha Tahiri, duhet dënojmë në mënyrë të përbashkët çdo kërcënim ndaj çdo qytetari. Një vit më parë, kujtoi ministri i Brendshëm, ne kemi bërë në luftën kundër krimit atë që ju nuk keni bërë në tetë vjet.

“Këtë, shtoi Tahiri, se them për t’u krahasuar me ju, por për të faktuar se ngjarjet e fundit konfirmojnë që jemi në rrugën e duhur, ashtu siç na konfirmojnë se pavarësisht bindjes sonë ne jemi këtu përballë krimit dhe kemi marrë angazhim për ta çuar deri në fund betejën tonë, për të ndaluar çdo formë të paligjshmërisë në çdo cep të territorit dhe për këtë do të ishte mirë, që dhe ju të radhiteshin në krahun tonë dhe jo me krahun e paligjshmërisë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.