Kronika

Tronditet Durrësi, vritet një person dhe plagoset një tjetër në zonën e plazhit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin bregdetar të Durrësit, ku një shtetas është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Policia raportoi se si viktima, ashtu edhe i plagosuri janë gjetur brenda një makine tip Audi në zonën e plazhit. Edmond Harizaj nga qyteti i Vlorës mbeti i vdekur në atentatin e ndodhur mbrëmjen e së martës në Durrës, ndërsa u plagos në gjendje të rëndë për jetën 33 vjecari Genci Caci.

Automjeti tip ‘Audi’ në të cilën udhëtonin Edison Harizaj dhe Genci Caci, shenjestër të atëntatit në qytetin e Durrësit, është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Ngjarja u regjistrua në zonën e plazhit, në rrugën e njohur si ‘Rruga e Camëve’, në qytetin bregdetar.

Edison Harizaj bashkë më shokun e tij, Genci Caci ishin duke udhëtuar  në drejtimin Tiranë – Kavajë. Nisur nga të dhënat në vendin e ngjarjes në rrugën e Shkozetit, në një kthesë viktimës dhe të plagosurit i është prerë rruga nga dy makina, njëra prej të cilave i ka bllokuar rrugën, ndërsa nga tjetra është hapur zjarr duke qëllar më breshëri kallashnikovi.

Në vendngjarje janë gjetur një numër i madh gëzhojash, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, në zonën e Shën Vlashit është raportuar për një makinë të djegur, që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Mësohet se Edison Harizaj ishte person me precedentë të mëparshëm penalë, teksa dyshohej se kishte kryer një sërë krimesh kundër personit dhe ishte hetuar si pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button