Politika

Kush është njeriu i vilave të Ramës që PD nuk ia thotë emrin

Partia Demokratike denoncoi si të paligjshme dy vila të ndërtuara në Parkun e Liqenit Artificial. Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit për Mjedisin në PD thotë ato janë ngritur përpara rezidencës qeveritare të Presidentit të Republikës, në shkelje të 4 ligjeve, të planit rregullues të Tiranë dhe të vendimit të KRTRSH të vitit 2004 kur Artan Lame ishte sekretar.

VilatSipas PD -së këto vila janë në pronësi të një miku të ngushtë të Edi Ramës, i cili po i ndërton kryeministrit vilën private në Surrel. Kjo është arsyeja që sipas PD, ndonëse dy vilat janë në kundështim me ligjin, INUK nuk i prish dot. PD thotë se lidhja e pronarit të dy vilave me Edi Ramën është e njohur. Mirëpo ajo nuk ia thotë emrin. Në denoncimin e gjatë të PD –së për këtë rast, nuk thuhet në asnjë vend se kush është personi që po i ndërton këto vila në shkelje të ligjit dhe kë po mbron INUK. PD thotë se “ndërtues-financues i Edi Ramës është i paprekshëm” dhe se ndonëse shkel 4 ligje, “vazhdon i qetë ta cojë deri në fund shkeljen brutale të ligjeve”. A mos ai i paprekshëm edhe për PD, që nuk guxon as ta denoncojë me emër një person që sipas saj ka shkelur ligjin dhe (nëse është kështu) meriton të paditet në organet e drejtësisë?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button