Kronika e zeze
Tropojë, një 30-vjeçar gjendet i vrarë me plumb në kokë
Një i ri nga fshati Sopot i Tropojës, është gjetur sot në mëngjes i vrarë me plumb në kokë. Viktima quhet Shpëtim Sinani, i cili sipas policisë është qëlluar me armë zjarri pak metra larg banesës së tij te “Ura e Sopotit”.
Sipas policisë, autori i vrasjes është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.
Fshati Sopot është një zonë disi e largët nga qyteti dhe autorët kanë përfituar kohë për t’u larguar.