☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 23 April 2026
S&P 500 7,138 ▲1.05%
DOW 49,490 ▲0.69%
NASDAQ 24,658 ▲1.64%
NAFTA 94.90 ▲2.09%
ARI 4,720 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $77,539 ▼ -0.69% ETH $2,322 ▼ -2.98% XRP $1.4138 ▼ -2.75% SOL $85.3900 ▼ -3.75%
S&P 500 7,138 ▲1.05 % DOW 49,490 ▲0.69 % NASDAQ 24,658 ▲1.64 % NAFTA 94.90 ▲2.09 % ARI 4,720 ▼0.7 % S&P 500 7,138 ▲1.05 % DOW 49,490 ▲0.69 % NASDAQ 24,658 ▲1.64 % NAFTA 94.90 ▲2.09 % ARI 4,720 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
23 Apr 2026
Breaking
Bota

Trump: “Ata po përpiqen të më ndalin”

Nisja e mundshme e procedurës së shkarkimit kundër presidentit Trump është shndërruar në debat të madh. Trumpi e ka shpallur në Twitter aferën e Ukrainës si “mashtrimin më të madh në historinë e politikës amerikane”.

I përballur me planet për mocionin e mundshëm për largim nga pushteti, presidenti Donal Trump ka publikuar një video-mesazh me apel për mbështetësit e tij. “Demokratët në opozitë po cënojnë të drejtat e shtetasve amerikanë”, pohon ai në këtë video, të inçizuar para Shtëpisë së Bardhë dhe të publikuar në Twitter.

“Ata (demokratët) po duan t’ua marrin armët tuaja, duan t’ua marrin sistemin e shëndetësisë, duan t’ua marrin votën tuaj, duan t’ua marrin lirinë”. Trump shkruan më tej: “Ne nuk guxojmë ta lejojmë kurrë këtë, sepse vendi ynë është sfiduar si kurrë më parë.”

Presidenti amerikan thotë se shkaqet e sulmit të demokratëve kundër tij janë shumë të thjeshta: “Ata po përpiqen të më ndalin, sepse unë po luftoj për ju. Por unë nuk do ta lejoj këtë kurrë.” Pas publikimit të videos, presidenti Trump publikoi edhe shumë Twitter ku prapë foli për “gjueti shtrigash” kundër tij. Deputeti demokrat Adam Schiff, sipas tij, e ka ofenduar disa herë dhe duhet të largohet nga Kongresi amerikan.

Telefonata me presidentin e Ukrainës

Trumpi ka rënë nën presion të madh pas publikimit të përbërjes së telefonatës së tij me presidentin e Ukrainës Volodymyr Selenskyj. Presidenti amerikan dyshohet për keqpërdorimin e postit, sepse në telefonatën e tij nga fundi i korrikut ka kërkuar prej autoriteteve të Ukrainës mbledhjen e të dhënave kundër kandidatit demokrat për postin e presidentit Joe Biden dhe djalit të tij Hunter. Biden mund të jetë kandidat i demokratëve në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2020. Trumpi me materiale komprometuese mund të përfitojë në fushatën parazgjedhore.

Nën presion edhe Pompeo

Demokratët kanë paralajmëruar një hetim zyrtar kundër presidentit Trump për largimin nga posti i tij. Shumë komisione të dominuara nga demokratët kanë kërkuar që ministri i Jashtëm Mike Pompeo t’i dorëzojë brenda një jave dokumentet e kërkuara për këtë rast. Javën që vjen do të merren në pyetje pesë diplopmatë, ndër ta edhe ambasadorja amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch.

Ndërkohë spekulohej edhe me mundësinë që hetimet dhe procedurat e demokratëve për impeachment të mbështeten edhe nga një republikan. Por politikani nga Nevada, Mark Amodei, ka deklaruar se ai nuk ka sinjalizuar mbështetjen e procedurës për largimin e Trumpit nga posti i presidentit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.