☁️
Tiranë 16°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.37 ▲3.38%
ARI 4,425 ▼2.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,947 ▼ -1.93% ETH $2,117 ▼ -2.85% XRP $1.3801 ▼ -2.8% SOL $88.8100 ▼ -3.98%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.37 ▲3.38 % ARI 4,425 ▼2.8 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.37 ▲3.38 % ARI 4,425 ▼2.8 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Trump, dollari dhe leku; monedha kombëtare reziston më shumë se euro

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë ndikuar tregjet financiare në të gjithë botën, po japin efekte edhe në ekonominë shqiptare, veçanërisht në tregun valutor.
“Dollari amerikan para një jave tregtohej 122-123 lekë, sot tregtohet 126-127 lekë. Ka marrë rritjen e dollarit amerikan me gati 3.5 deri në 4 për qind. Kjo tregon lidhjet e tregut valutor vendas me tregun valutor ndërkombëtar”, deklaron Rinald Gjyli, shef i departamentit të thesarit pranë bankës “Credins”.
Në tregjet ndërkombëtare dollari është forcuar me 5.5 për qind ndaj euros, ndërkohë që në tregun vendas ky efekt nuk është përcjellë i plotë.
“Është edhe efekti i ofertës dhe kërkesës vendase dollarë me lekë dhe ka një zbutje. Kjo mbron ambjentin makro-ekonomik të Shqipërisë sa i përket luhatshmërisë së kursit të këmbimit”, nënvizon Gjyli. Por teksa dollari është forcuar ndjeshëm ndaj lekut, monedha tjetër kryesore e botës, euro është dobësuar. Këtë herë, arsyet duken të brendshme. “Gjatë 15-ditëshit të parë të nëntorit kërkesa për euro nga kompanitë ka qenë më e dobët se në tetor”, thotë Gjyli.
Por veç kërkesës ka dhe një arsye tjetër. Euro është një monedhë më pak fitimprurëse se leku për momentin, për shkak se interesat e depozitave në monedhën europiane janë më të ulëta.
“Gradualisht, disa nga kursimet e investitorëve do të kalojnë nga euro në monedhën vendase lek”, shton Gjyli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.