☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Bota

Trump e ka dobësuar Perëndimin, thotë kryediplomati gjerman

Kreu i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel theksoi sot se veprimet e presidentit amerikan, Donald Trump kishin dobësuar Perëndimin, ndërkohë që akuzoi politikën e SHBA-së se ishte kundër interesave të Bashkimit Evropian.

“SHBA (…) thekson se vendosja e interesave kombëtare është më e rëndësishme se urdhëri ndërkombëtar”, theksoi Gabriel në një konferencë shtypi.

“Politika dritëshkurtër e qeverisë amerikane është kundër interesave të Bashkimit Evropian”, shtoi ai duke cituar veçanërisht çështjen e klimës dhe shitjen e armëve në Lindjen e Mesme.

”Kur një president shkon në një vend ku të drejtat e njeriut janë shkelur dhe nuk thotë asnjë fjalë mbi këtë dhe nënshkruan një kontratë armatimi (…), kur ai dyshon për faktin se njerëz të tjerë vuajnë, por gjithashtu vdesin, për shkak të ndryshimit klimatik, atëhere unë them se Perëndimi është bërë më i vogël ose të paktën është dobësuar”, shtoi Gabriel.

Gabriel iu referua vizitës 10 ditë më parë të Trump në Arabinë Saudite, ku ai nënshkroi marrëveshje prej më shumë se 380 miliardë dollarësh, përfshirë dhe kontrata armatimi prej 110 miliardë dollarë.

“Perëndimi është një ide me vlera universale (…) një urdhër ndërkombëtar për të cilin ai është i bindur se ky urdhër ndërkombëtar është më i rëndësishëm se interesat kombëtarë”, theksoi ai duke përmendur dobësimin e SHBA-së si komb i madh.

“Fatkeqësisht, ky është një sinjal për ndryshim në raportet e forcës në botë”, shtoi ai.

“Evropa merr një rol të ri”, nënvizoi Gabriel duke ndjekur hapat e kancelares gjermane, Merkel, e cila theksoi dje se evropianët duhet të merrnin tashmë fatin e tyre në duar.

“Koha kur mund të mbështeteshim plotësisht tek njëri tjetri pothuajse ka përfunduar. Është eksperienca ime këto ditët e fundit”, theksoi Merkel gjatë një mitingu në Mynih, në jug të Gjermanisë.

“Ne, Evropianët, duhet të marrim fatin tonë në dorë”, shtoi ajo.

“Ne duhet të luftojmë për fatin tonë”, nënvizoi Merkel, sipas të cilës marrëdhëniet me presidentin francez, Emmanuel Macron duhet të jenë shumë të ngushta, përcjell Atsh.

Angela Merkel mbajti një fjalim në kryeqytetin bavarez pas një samiti të G7-s (Gjermani, Francë, Japoni, Kanada, SHBA, Britani e Madhe) në Taormina, në Siçili, ku bashkimi i shtatë vendeve mes më të pasurave në botë u thye përballë një Donald Trumpi, i cili refuzoi të angazhohej në mbështetje të Marrëveshjes së Parisit kundër ngrohjes klimatike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.