🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 88.94 ▲0.75%
ARI 4,137 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,143 ▼ -2.81% ETH $2,567 ▼ -4.8% XRP $1.4114 ▼ -5.82% SOL $115.3600 ▼ -4.58%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 88.94 ▲0.75 % ARI 4,137 ▼0.1 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 88.94 ▲0.75 % ARI 4,137 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Amerika

Trump: E meritoj Çmimin Nobel për Paqe, por dyshoj se do ta marr — vendimi shpallet të premten

Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën (7 tetor) se beson se e meriton Çmimin Nobel për Paqe, por shprehu dyshime se Komiteti Norvegjez i Nobelit do t’ia akordojë atij, siç njofton Reuters.

Gjatë një takimi me gazetarët në Zyrën Ovale, Trump tha: “I don’t know what their decision is going to be… They have a reputation for maybe not giving it to people like me.” Çmimi Nobel për Paqen për vitin 2026 shpallet të premten (9 tetor), dhe presidenti amerikan e ka shprehur prej kohësh hapur dëshirën për këtë vlerësim.

Trump tha se që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë në janar ka ndërhyrë në tetë konflikte, duke shtuar: “It is about that time.” Udhëheqësit e Kamboxhias, Izraelit dhe Pakistanit kanë thënë se e kanë nominuar për çmimin, edhe pse nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar nominimet.

“Isha shumë i nderuar që e mora indirekt herën e fundit,” tha Trump, duke iu referuar medaljes së Çmimit Nobel për Paqen 2025 që i dha në janar udhëheqësja e opozitës venezueliane Maria Corina Machado, ndërkohë që ajo kërkonte mbështetjen e SHBA-së për përpjekjet e saj në Venezuelë.

Megjithatë, palë të disa prej konflikteve që Trump pretendon se ka zgjidhur e kundërshtojnë rolin e tij diplomatik, dhe në disa rajone luftimet kanë shpërthyer sërish, përfshirë Republikën Demokratike të Kongos dhe përgjatë kufirit Kamboxhia-Tajlandë. Një zgjidhje e luftës së Rusisë në Ukrainë i ka shpëtuar, edhe pse kishte premtuar ta mbyllte që në ditën e parë të mandatit të tij të dytë, ndërsa sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit sollën një konflikt shtatëmuajsh që ka trazuar furnizimet globale me energji dhe ka rritur çmimet e karburantit para zgjedhjeve të mesmandatit më 3 nëntor, sipas Reuters.

Favoritët e raportuar për çmimin e këtij viti janë Papa Leoni, Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe raportuesja speciale për Territoret Palestineze.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.