☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,037 ▼2.28%
DOW 49,328 ▼1.38%
NASDAQ 22,922 ▼3.42%
NAFTA 83.68 ▲1.99%
ARI 3,492 ▼2.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $57,984 ▼ -3.41% ETH $1,636 ▼ -2.78% XRP $0.8977 ▼ -1.97% SOL $67.0000 ▼ -3.49%
S&P 500 7,037 ▼2.28 % DOW 49,328 ▼1.38 % NASDAQ 22,922 ▼3.42 % NAFTA 83.68 ▲1.99 % ARI 3,492 ▼2.77 % S&P 500 7,037 ▼2.28 % DOW 49,328 ▼1.38 % NASDAQ 22,922 ▼3.42 % NAFTA 83.68 ▲1.99 % ARI 3,492 ▼2.77 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Bota

BM – 27 milionë paund për të luftuar dhunën online kundër grave dhe vajzave

LONDËR, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Britania e Madhe do të investojë 27 milionë paund (rreth 35 milionë dollarë) në një program ndërkombëtar që synon luftën kundër abuzimit online ndaj grave dhe vajzave, në një kohë kur po shtohen shqetësimet për përdorimin e inteligjencës artificiale në krijimin e imazheve intime pa pëlqimin e personave të përfshirë.

Në kuadër të programit të ri “Thrive”, qeveria britanike do të bashkëpunojë me kompanitë e teknologjisë për të forcuar mekanizmat e sigurisë në platformat e tyre që në fazën e projektimit. Masat përfshijnë turbullimin automatik të imazheve dhe vendosjen e kufizimeve sipas moshës së përdoruesve.

Ekspertë të mbështetur nga Britania e Madhe do të këshillojnë gjithashtu vende të ndryshme për mbylljen e boshllëqeve ligjore që u mundësojnë autorëve të abuzimeve të veprojnë përtej kufijve shtetërorë. Njoftimi vjen në prag të një samiti të madh ndërkombëtar për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave, të cilin Britania e Madhe do ta organizojë në Londër më 27 dhe 28 prill të vitit të ardhshëm.

Sekretari i Jashtëm, britanik Ed Miliband, deklaroi se abuzimi online nuk njeh kufij kombëtarë dhe se një imazh real apo i krijuar nga inteligjenca artificiale mund të shpërndahet në të gjithë botën brenda pak sekondash.Ai theksoi se vendi po udhëheq përpjekjet ndërkombëtare për forcimin e ligjeve të sigurisë në internet dhe për të parandaluar shfrytëzimin e boshllëqeve ligjore nga personat që kryejnë abuzime përmes teknologjive të reja.

Sipas të dhënave të cituara nga Ministria e Jashtme britanike, rreth 85 për qind e grave në mbarë botën kanë qenë dëshmitare ose viktima të dhunës online.

Ndërkohë, raportimet për abuzimin përmes shpërndarjes së imazheve intime në linjën britanike të ndihmës ”Revenge Porn Helpline” janë rritur me 1 463 për qind gjatë periudhës 2019–2025.

Financimi është pjesë e një pakete më të gjerë masash kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, si brenda Britanisë, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.

Samiti i prillit synon të sigurojë angazhime konkrete nga qeveritë, duke bashkuar përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizatave bamirëse, bizneseve dhe organizmave ndërkombëtarë.

Qeveria britanike ka marrë përsipër të përgjysmojë dhunën ndaj grave dhe vajzave në vend brenda dhjetë viteve.

Ministrja përgjegjëse për luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, Uma Kumaran, deklaroi se një në tri gra do të përjetojë një formë abuzimi gjatë jetës së saj.

Ajo theksoi se qeveria po forcon masat kundër abuzimit online dhe mbrojtjen e viktimave, ndërsa samiti i ardhshëm në Londër do të shërbejë për të përshpejtuar veprimet ndërkombëtare në këtë drejtim. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.