☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.78 ▲0.22%
ARI 4,652 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,837 ▲ +2.57% ETH $2,117 ▲ +2.88% XRP $1.3313 ▲ +1.41% SOL $81.9600 ▲ +1.68%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.78 ▲0.22 % ARI 4,652 ▼0.6 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.78 ▲0.22 % ARI 4,652 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Trump: I gatshëm për të biseduar me Kim Jong-un

Donald Trump shprehet i gatshëm të komunikojë me udhëheqësin koreano-verior, Kim Jong-un, çfarë do të përbënte një shkëputje të thellë nga politika aktuale amerikane kundrejt kombit të izoluar aziatik.

I nominuari i supozuar republikan i bëri këto komente në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”. Miliarderi u shpreh se do të diskutonte me Kimin për ta bindur të ndalojë programin bërthamor të vendit. Por, nuk la pa prekur edhe njërën prej pikave më të preferuara të tij të bisedimit, kur vjen fjala te Koreja e Veriut: ushtrimin e presionit mbi Kinën, që ajo nga ana e saj të ndikojë te krerët në Penian.

“Do të flisja me të, s’do ta kisha problem të flisja me të. Por në të njëjtën kohë do të ushtroja shumë më tepër trysni mbi Kinën, sepse ekonomikisht, ne kemi një fuqi tmerrësisht të madhe mbi të”, tha Trump.

Kina është në fakt një nga të paktat vende, që ka marrëdhënie me Korenë e Veriut dhe shfaqet si mbështetësja e saj më e madhe. Administrata “Obama” e ka nxitur të bëjë më shumë përsa i takon fqinjit të saj problematik, por nuk e ka përdorur ekonominë si armë në këtë mes, nga frika e pasojave që mund të kishte një lëvizje e tillë.

Në Seul, ndërkohë, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme tha për CNN se, qeveria koreano-jugore nuk e konsideron “me vend” të komentojë deklaratat e një kandidati presidencial amerikan, por shtoi se vendi i tij dhe Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në pozicionin e tyre se, çështja e denuklearizimit të Veriut komunist duhet të ketë prioritet në çdo dialog me Penianin.

Në intervistën ku preku dhe një sërë çështjesh të tjera, Trump u shpreh se nuk i aprovon lëvizjet e Vladimir Putinit në Lindje të Ukrainës dhe se do të kërkojë rinegociimin e marrëveshjes së klimës në Paris, nëse zgjidhet president.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.