☁️
Tiranë 21°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $79,504 ▼ -2.57% ETH $2,296 ▼ -4.51% XRP $1.2639 ▼ -3.47% SOL $99.3000 ▼ -4.97%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Trump ofendon emigrantët; Reagime të forta nga OKB për racizëm

Kombet e Bashkuara reaguan të indinjuara ndaj komenteve ofenduese të Donald Trump për emigrantët, duke i cilësuar fjalët pa doreza të shefit të Shtëpisë së Bardhë si “shokuese, të turpshme dhe raciste”.

Përse duhet të na vijnë këtu gjithë këta njerëz nga vende-gjiriz, raportohet të ketë thënë ai gjatë një shpërthimi nervash në zyrën ovale kur po diskutohej marrëveshja e emigracionit me një grup ligjvënësish të pranishëm.

Presidenti amerikan duket se i referohej Haitit, El Salvadorit dhe vendeve afrikane.

Deklarata e tij ngjalli debate në mbarë botën, por ndërsa Shtëpia e Bardhë më herët nuk bëri asnjë përpjekje për ta mohuar, vetë kreu i saj iu drejtua si përherë Twitter-it duke këmbëngulur se nuk ka përdorur saktësisht atë fjalë.

“Unë u reagova vërtet i ashpër,- thotë ai, por nuk përdora këtë gjuhë”. Në media u tha se pohimi i Trumpit mund të përkthehej afërsisht si “vende të pista dhe të varfra” dhe se ideja e tij ishte që Shtetet e Bashkuara të lejojnë më shumë njerëz nga shtete të tilla si Norvegjia, me kryeministren e të cilës u takua të mërkurën.

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se presidenti do të pranojë vetëm një marrëveshje emigracioni që “trajton si duhet sistemin e lotarisë së vizave dhe emigracionin zinxhir”, dy programe dëmtuese, sipas saj, për ekonominë amerikane dhe që lejojnë për më tepër hyrjen e terroristëve në vend.

Emigracioni zinxhir është një term i përdorur nga kritikët për të përshkruar sistemin që i lejon individëve sponsorizimin e të afërmve me qëllimin t’i tërheqin në Shtetet e Bashkuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.