☁️
Tiranë 15°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,886 ▲1.02%
DOW 48,218 ▲0.63%
NASDAQ 23,184 ▲1.23%
NAFTA 97.33 ▼1.77%
ARI 4,790 ▲0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,436 ▲ +4.9% ETH $2,367 ▲ +7.93% XRP $1.3667 ▲ +3.1% SOL $86.0800 ▲ +5.14%
S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 97.33 ▼1.77 % ARI 4,790 ▲0.47 % S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 97.33 ▼1.77 % ARI 4,790 ▲0.47 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Bota

Trump paralajmëron bllokadë në Ngushticën e Hormuzit pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se marina amerikane do të nisë një “bllokadë” ndaj të gjitha anijeve që përpiqen të hyjnë ose dalin nga Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe gazit, sipas BBC.

Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump tha se SHBA-ja do të “bllokojë çdo anije” që kalon në këtë ngushticë, duke shtuar se ka urdhëruar marinën amerikane të ndalojë dhe kontrollojë çdo mjet lundrues në ujërat ndërkombëtare që ka paguar tarifa ndaj Iranit.

Ai paralajmëroi gjithashtu se forcat amerikane do të ndërmarrin veprime për të shkatërruar minat detare që, sipas tij, janë vendosur nga Irani në zonë.

“Asnjë anije që paguan tarifa të paligjshme nuk do të ketë kalim të sigurt”, deklaroi Trump, duke shtuar se çdo sulm ndaj forcave amerikane apo anijeve civile “do të marrë përgjigje të menjëhershme”.

Sipas tij, edhe vende të tjera do të përfshihen në këtë bllokadë, megjithëse nuk specifikoi se cilat shtete do të marrin pjesë.

Ky reagim vjen në një moment kur Irani akuzohet se po kontrollon në mënyrë selektive kalimin në ngushticë, duke lejuar vetëm anijet e vendeve mike ose ato që paguajnë tarifa që besohet të arrijnë deri në rreth 2 milionë dollarë për kalim.

Ndërkohë, pavarësisht pretendimeve të Trump se Irani mund të hapë ngushticën, deklaratat publike nga Teherani sugjerojnë të kundërtën, duke e konsideruar këtë korridor si një mjet kyç presioni strategjik.

Nëse këto masa zbatohen, ekspertët paralajmërojnë se mund të ketë pasoja të mëdha për tregjet globale të energjisë, duke kufizuar furnizimin me naftë dhe duke rritur kostot ekonomike në nivel ndërkombëtar. 

Dështojnë bisedimet SHBA-Iran

Deklarata e Trump vjen pas dështimit të bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit, të zhvilluara në Islamabad.

Sipas Trump, negociatat zgjatën rreth 20 orë dhe u arrit marrëveshje për disa çështje, por jo për pikën kryesore, programin bërthamor të Iranit.

“Irani nuk është i gatshëm të heqë dorë nga ambiciet e tij bërthamore”, tha ai.

Presidenti amerikan shtoi se ishte informuar në detaje nga zëvendëspresidenti JD Vance, i dërguari special Steve Witkiff dhe negociatori Jared Kushner.

Ai vlerësoi gjithashtu rolin e kryeministrit të Pakistanit, Shehbaz Sharif në organizimin e takimit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit iranianë deklaruan më herët se SHBA-ja nuk arriti të fitojë besimin e Teheranit gjatë negociatave.

Tensionet për Ngushticën e Hormuzit

Trump akuzoi Iranin se kishte premtuar rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit – por “me vetëdije nuk e ka bërë një gjë të tillë”, duke shkaktuar pasiguri në tregjet globale dhe shqetësim ndërkombëtar.

Kjo ngushticë është një arterie jetike për ekonominë botërore, pasi përmes saj kalon rreth një e pesta e furnizimit global me naftë dhe gaz.

Rrezik për përshkallëzim

Deklaratat për bllokadë dhe ndërhyrje ushtarake rrisin ndjeshëm tensionet në rajon, duke shtuar frikën për një përshkallëzim të mundshëm mes SHBA-së dhe Iranit, me pasoja të mëdha për sigurinë globale dhe tregjet energjetike. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.