Trump: Shërbimi Sekret më sugjeroi shembjen e Zyrës Ovale — kërkon ta shpallë monument federal
Presidenti Donald Trump ka zbuluar se Shërbimi Sekret i SHBA-së i ka sugjeruar shembjen e Zyrës Ovale dhe zëvendësimin e saj me një të re — një propozim që ai e hodhi poshtë kategorikisht. Intervista e re, e publikuar të mërkurën më 1 tetor 2026, i jep Trumpit kopertinën e tij të 56-të të revistës Time, një rekord që tejkalon atë të ish-presidentit Richard Nixon.
“Shembni Zyrën Ovale, merrni një të re”, i thanë sipas tij agjentët e Shërbimit Sekret gjatë një diskutimi për sigurinë e Shtëpisë së Bardhë. “My a–, you can’t build a new one. This is a special place”, u përgjigj Trump, sipas rrëfimit të tij, siç i tha Trump revistës Time.
Në intervistën e zhvilluar në vetë Zyrën Ovale, Trump tha gjithashtu se i ka kërkuar shefes së kabinetit, Susie Wiles, të shqyrtojë mundësinë e shpalljes së Zyrës Ovale monument federal — një status që do t’u pengonte presidentëve të ardhshëm të prishnin apo të ndryshonin rinovimet e tij.
Zbulimi vjen në mes të polemikave të ashpra mbi ridizajnimin e Zyrës Ovale nga Trump — me zbukurime ari, pasqyra dhe një tabelë ku shkruhet “The Oval Office” — mbi shembjen e Krahut Lindor të Shtëpisë së Bardhë për t’i hapur rrugë një salle të re pritjesh, si dhe mbi kërcënimet e tij për të rrënuar Qendrën Kennedy, të cilën ai e ka quajtur një ndërtesë të shëmtuar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.