☁️
Tiranë 19°C · Vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 82.96 ▲0.63%
ARI 3,627 ▼1.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $61,900 ▼ -1.84% ETH $1,753 ▼ -1.5% XRP $0.9597 ▼ -1.16% SOL $73.1500 ▼ -0.77%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.96 ▲0.63 % ARI 3,627 ▼1.6 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.96 ▲0.63 % ARI 3,627 ▼1.6 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
20 Nën 2026
Breaking
Politika

“Ky duhet të jetë ai shqiptari. Të vjen gjithmonë nga prapa.”

Diplomacia shqiptare ka shënuar një tjetër sukses ndërkombëtar. Kryeministri Edi Rama ka arritur të tërheqë vëmendjen e homologut të tij belg, Bart De Wever, pa diskutuar as për integrimin europian, as për ekonominë dhe as për ndonjë çështje tjetër të mërzitshme shtetërore. Ka mjaftuar t’i vijë nga prapa.

Ngjarja ndodhi në Berlin, në prag të takimit të “Koalicionit të të Vullnetshmëve”, ku udhëheqësit europianë ishin mbledhur për të diskutuar çështje serioze. Por, kur në një takim merr pjesë Edi Rama, serioziteti është gjithmonë në rrezik.

Kryeministri shqiptar, i njohur për aftësinë e tij për t’i trajtuar homologët si shokë klase gjatë pushimit të madh, vendosi t’i bënte një surprizë kryeministrit belg.

Mediat pranë qeverisë shqiptare e paraqitën episodin si një moment plot humor dhe familjaritet mes dy burrave të shtetit. Po të vazhdonte edhe pak, mund të ishte shpallur një hap historik në marrëdhëniet shqiptaro-belge.

Problemi i vetëm ishte kryeministri belg.

Bart De Wever nuk dukej se e kishte marrë njoftimin që duhej të zbavitej. Ai qëndroi i ftohtë, pa buzëqeshje dhe pa entuziazëm. Madje, sipas përkthimit të fjalëve që i atribuohen, tha në mikrofon:

“Ky duhet të jetë ai shqiptari. Të vjen gjithmonë nga prapa.”

Një fjali e shkurtër, por me potencial të jashtëzakonshëm diplomatik. Në fund të fundit, nuk ndodh çdo ditë që një kryeministër europian ta njohë homologun shqiptar pa ia parë fytyrën.

Dikur Shqipëria përpiqej të njihej në Europë për reformat, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik. Tani ka arritur në fazën kur kryeministri i saj njihet nga mënyra se si u afrohet njerëzve.

Belgët, për fat të keq, janë pak të prapambetur në këtë drejtim. Ende mendojnë se takimet ndërkombëtare organizohen për të diskutuar politikë dhe jo për t’u hedhur në qafë njerëzve nga prapa.

Edi Rama ka një koncept më modern të diplomacisë. Ai e di se një gjest teatral mund të prodhojë më shumë kamera sesa një marrëveshje dypalëshe.

Tani mbetet të shihet nëse Belgjika do ta trajtojë episodin si gjest miqësor apo do të kërkojë vendosjen e pasqyrave në korridoret e takimeve europiane.

Ndërkohë, në Tiranë mund të përgatitet kronika e radhës për suksesin ndërkombëtar të kryeministrit shqiptar, me titull: “Kryeministri belg njeh menjëherë Edi Ramën, edhe pa e parë”.

Shikojeni videon dhe gjykojeni vetë. Kryeministri belg u zbavit, u bezdis apo thjesht po përpiqej të kuptonte se çfarë pune kishte Edi Rama në atë takim?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.