☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 86.62 ▼0.24%
ARI 4,677 ▲2.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $77,074 ▲ +5.98% ETH $2,423 ▲ +4.16% XRP $1.3711 ▲ +10.76% SOL $91.1900 ▲ +4.4%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 86.62 ▼0.24 % ARI 4,677 ▲2.32 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 86.62 ▼0.24 % ARI 4,677 ▲2.32 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Bota

Trump takon në Bruksel liderët e BE-së

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka theksuar se në lidhje me Ukrainën ndajnë të njëjtin qëndrim me SHBA-në, ndërsa në lidhje me Rusinë ka thënë: “Nuk mund të them që jemi në të njëjtin mendim me SHBA-në”.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e kryetarëve të shteteve anëtare të NATO-s, ndërsa në këtë kuadër ai është takuar me liderët e BE-së, si kryetarin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe kreun e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Tusk në takimin me Trump tha se kanë folur për politikën e jashtme, sigurinë dhe ndryshimet klimatike. Duke vënë në dukje se veçanërisht në lidhje me luftën kundër terrorizmit janë të një zëri me presidentin e SHBA-ve, Trump, Tusk ka shtuar se kanë patur mundësinë të ndajnë qëndrimet e tyre në këtë takim edhe në lidhje me ndryshmet klimatike dhe tregtinë.

Tusk ka thënë se BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë të njëjtin mendim për Ukrainën dhe më pas ka shtuar: “Nuk mund të them që ndajmë të njëjtin mendim në lidhje me Rusinë.“

Tusk ka thënë gjithashtu se i ka vënë në dukje presidentit amerikan Trump “vlerat themelore të perëndimit” dhe më pas ka shtuar: “I dhashë presidentit Trump mesazhin se jo vetëm në kuadër të interesave tona, por ne duhet të veprojmë në kuadër të lirive, të drejtave të njeriut dhe në nder të njerëzimit, si dhe në kuadër të vlerave të një bote të lirë.”

Vizita e parë e Trumpit në Bruksel

Trump viziton për herë të parë në Burkselin, vend të cilin gjatë fushatës së tij elektorale e quajti “gropa e ferrit”. Në kuadër të Samitit të NATO-s ai do të ketë mundësi të takohet me liderë të shumtë të kësaj aleance.

Nga ana tjetër administrata e Trumpit, ende nuk ka emëruar një ambasador në Belgjikë, në kryeqytetin e të cilit gjenden zyrat përfaqësuese të BE-së dhe NATO-s. Ndërsa zyrtarët e BE-së shprehen të kënaqur për vizitën e Trumpit pak muaj pas marrjes së detyrës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.