Keshilla

Trupi juaj në 30 minuta vrapim

Që nga krijimi njeriu ka vrapuar dhe ka ecur. Këto aktivitete i ka shumë natyrale dhe në gjene.

trupi-juaj-n-euml-30-minuta-vrapim_2_hdFatkeqësisht, vrapimi dhe ecja janë zëvendësuar nga format e ndryshme të transportit (automobilat, trafiku urban). Shkencëtarët kanë dëshmuar që vrapimi redukton nivelin e kolesterinës së keqe, yndyrave, triglicerideve dhe sheqerit në gjak. Reduktohet rreziku nga krijimi i sëmundjeve të ndryshme, siç janë sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut dhe diabetit të tipit 2.

Përveçse në trup, vrapimi ka ndikim të mirë edhe në mendje. Me vrapim reduktohet rreziku nga krijimi i depresionit, ndërsa lehtësohen simptomat e depresionit. Reduktohet niveli i stresit, ankthi dhe nxitet disponimi i mirë. Me vrapim, sikurse edhe me aktivitet tjetër fizik, ju nxisni lirimin e hormonit të lumturisë.

Vrapimi është pa para, gjithçka që ju duhet janë një palë atlete të mira dhe vullneti i fortë. Mbani mend që çdo fillim është i vështirë. Trupi juaj do të ketë nevojë për disa javë që të mësohet me vrapimin, veçanërisht nëse nuk jeni në kondicion të mirë, transmeton Koha.net. Çdo ditë do ta keni më lehtë. Ekziston probabilitet i madh të bëheni të varur nga vrapimi. Kështu, shkencëtarët me një hulumtim kanë konstatuar që vrapimi nxit aq shumë aktivitete fizike në tru saqë njerëzit pas një kohe bëhen të varur.

Zbuloni gjithçka që ndodh në trupin tuaj në vetëm 30 minuta vrapim, bëjini trupit tuaj një shërbim dhe filloni të vraponi!

Sekondat e para – Muskujt tuaj fillojnë të përdorin adenozinë trifosfatin, i cili është burimi kryesor i energjisë brenda qelizës. Qelizat mund të funksionojnë normalisht vetëm pasi që kanë në dispozicion sasinë e mjaftueshme të adenozinës trifostatit.

90 sekondat e para – Për të liruar sa më shumë adenozinë trifostat, qelizat fillojnë shpërbërjen e glikogjenit, formës së glukozës e cila ndërton muskujt. Qelizat do të përdorin glukozën e cila gjendet në qarkullimin tuaj të gjakut, për ç’arsye ushtrimet janë të mira për uljen e nivelit të sheqerit në gjak.
Trupi juaj fillon të përdorë gjithnjë e më shumë glukozë. Muskujt fillojnë të lirojnë acidin laktik, i cili i dërgon sinjale trurit që jeni nën stres të madh fizik.

Disa minutat e ardhshëm – Zemra juaj fillon të pompojë gjakun dhe e drejton nga muskujt. Shumë më pak gjak drejton nga pjesët e trupit, në të cilat nuk është i nevojshëm, siç është sistemi tretës.
Për të përdorur më mirë glukozën, muskujt kanë nevojë për nivel të rritur oksigjenit për ç’arsye vjen deri te frymëmarrja e shpejtuar dhe e vështirësuar.

Me vrapim aktivizohet muskuli më i madh i trupit – gluteus maksimus (prapanica juaj). Po ashtu aktivizohen muskujt e këmbëve dhe stomakut që ju ndihmojnë të mbani qëndrim të drejtë dhe të kontrolloni lëvizjet. Filloni të shpenzoni kaloritë dhe rezervat e yndyrave.

Me shpenzimin e glikogjenit dhe konsumin e shtuar të oksigjenit do të ngrihet niveli i temperaturës trupore. Për t’u ftohur, trupi fillon ta drejtojë gjakun drejt lëkurës suaj, për ç’arsye shfaqet skuqja. Vjen deri te djersitja, e cila në mënyrë efikase ftoh trupin.

10 minutat e ardhshëm – Nëse jeni në formë të mirë, muskujt tuaj dhe furnizimi i tyre me adenozinë trifosfat janë të mjaftueshme për të vazhduar të vraponi. Trupi juaj me efikasitet mund të bart oksigjenin dhe të shpenzojë yndyra dhe sheqer.
Nëse jeni me kondicion të dobët trupor, furnizimi me adenozinë trifosfat nuk është i mjaftueshëm për t’u siguruar funksionim të mirë muskujve. Muskujt nuk mund ta marrin oksigjenin mjaft shpejt, ndërsa acidi laktik fillon të lirohet gjithnjë e më shumë. Çdo minutë do të jetë edhe më e vështirë.

Pas 30 minutash – Më në fund përfundon. Nga vrapimi kaloni në ecje, energjia fillon të bjerë, ndërsa frymëmarrje gradualisht bëhet normale.
Me siguri ndiheni shkëlqyeshëm dhe keni nivel të lart të energjisë. Truri juaj liron hormonin dopaminë. Ka shumë mundësi që do të doni të hani diçka ëmbël. Mos u shqetësoni sepse glikogjeni ka shpenzuar molekulat e glukozës, prandaj kaloritë e konsumuara nuk do të shndërrohen në yndyra, por në burim të energjisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button