Bota
Truproja i presidentit rus Putin, raportohet se ka vrarë veten sot në Kremlin
Truproja i presidentit rus Vladimir Putin, raportohet se ka vrarë veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, vrau veten gjatë orarit të punës. Zakharov kishte shumë probleme, si me punën ashtu edhe me bashkëshorten. Raportohet se ai do të divorcohej së shpejti nga bashkëshortja dhe se ajo nuk kishte kuptuar asgjë lidhur me aktin që kishte vendosur të ndërmerrte Zakharov.
Megjithatë dyshohet se përveç problemeve në familje, Zakharov kishte shfaqur pakënaqësi edhe lidhur me orarin dhe kushtet e punës së tij. Kolegët kanë rrëfyer se ai ishte ankuar shpesh për punën jashtë orarit, pasi ishte në gatishmëri për më shumë se 15 orë.
“Kemi pasur mungesë stafi në FSO – kështu detyroheshim që të punonim më shumë orë, duke mos marrë para shtesë,”-ka rrëfyer kolegu i tij, duke zgjedhur që të mos identifikohet.
Deri më tani lidhur me vrasjen nuk ka asnjë reagim nga “Kremlini”, ndërkohë që lajmi ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare.