Opinion

Tuneli i Kanalit të La Manshit, kryevepra që e ndryshoi përgjithmonë Evropën

Nga Joe Minihane

Pasi del nga platforma e mrekullueshme e St Pancras, treni i linjës Eurostar kalon nëpër tunele drejt pjesës rurale të Kentit, ku të jep mundësinë të ndjesh kënaqësinë e një udhëtimi me tren nga Londra në Evropën kontinentale. Kjo fillon që nga lehtësia e kontrollit në stacionin më të mirë hekurudhor të Mbretërisë së Bashkuar, vetëm 30 minuta para nisjes, për të mbërritur në zemër të Parisit, Brukselit apo Amsterdamit, pa pasur nevojë të merresh me kërkimin e bagazheve.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për makinistët e trenave të mallrave, që përgatiten për një udhëtim 18-ditor, 7.500 kilometra nga Barking në lindjen të Londrës, deri në Kinën e largët. Këtë e ka bërë të mundur një mrrekulli inxhinierike e kohës.

Tuneli i Kanalit të Lamanshit midis Anglisë dhe Francës, u hap 25 vjet më parë. Mbretëresha Elizabeta II dhe presidenti francez Fransua Miteran, prenë zyrtarisht shiritin në 2 ceremoni, në Folkstoun dhe Kale, më 6 maj 1994, me shërbimin e linjes hekurudhore “Eurostar” nga Parisi nga Londër që nga nëntori i atij viti.

Që në shekullin IV, ajo është bërë jo vetëm një lidhje jetike fizike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës kontinentale, por një rrugë shumë simbolike, veçanërisht në epokën e Brexit. “Ai futi në lojë udhëtimin ndërkombëtar hekurudhor”- thotë Mark Smith, themeluesi i faqes së specializuar të internetit “The Man in Seat 61”.

“Ajo ndryshoi perceptimin e Brukselit dhe Parisit, nga destinacione ku ju duhet të shkonit fillimisht në një aeroport, ashtu si për Vietnamin dhe Australinë, në vende që janë aty pranë, si Mançesteri apo Lidsi”.

Rreth 4.5 milionë turistë në Mbretërinë e Bashkuar, përdorin çdo vit Tunelin e Kanalit, ku 1.6 milionë kamionë transportojnë mallra midis Britanisë së Madhe dhe kontinentit, një volum tregtar me vlerë rreth 140 miliardë euro në vit për Britaninë dhe ekonomitë evropiane, sipas të dhënave më të fundit të BE dhe Britanisë së Madhe në vitin 2018.

Mbi ndërtimin e tunelit, ishte diskutuar për më shumë se 180 vjet më parë, përpara se punëtorët britanikë dhe francezë të nisnin realisht projektin në vitin 1988. Inxhinieri francez Albert Matjë – Flavje propozoi i pari një lidhje nëntokësore midis Britanisë dhe Francës në vitin 1802, duke sugjeruar ndërtimin e një ishulli artificiale në kanalin anglez për trenat, që do të ndryshonin kuajt që do të kërkoheshin për të tërhequr karrocat.

Ky concept u mbështet gjatë gjithë shekullit XIX, me inxhinierët që nisën gërmimin e disa tuneleve nën shtratin e detit, para se planet të braktiseshin në vitin 1882, kur politikanët britanikë u frikësuan se tuneli do të kompromentonte mbrojtjen e vendit.

Në vitin 1987, pas disa përpjekjeve të tjera të dështuara pas Luftës së Dytë Botërore, parlamenti britanik dhe ai francez ranë më në fund dakord për këtë projekt: ndërtimin e 2 tuneleve hekurudhore, dhe një tuneli të tretë për makinat.

Për ndërtimin e tunelit me gjatësi 50.3 km, u deshën 6 vjet dhe 13.000 punëtorë të angazhuar, duke qenë tuneli më i gjatë i këtij lloji në botë. Në mënyrë të pashmangshme, kjo lloj inxhinjerie dhe fuqia e madhe punëtore, pati peshën e vet tek kostoja e projekttit, me shpenzimet që në vitin 1994 u vlerësuan në rreth 7.2 miliardë dollarë, ose 80 % më shumë se sa ishte planifikuar në fillim.

Kur u inaugurua, Tuneli i Kanalit u quajt një nga Shtatë mrekullitë e Botës Moderne, nga Shoqata Amerikane e Inxhinierëve. Përkundër kostos së ndërtimit, tuneli pati një bum të menjëhershëm udhëtarësh. Një udhëtim me tren nga Londra në Paris, emeton 90 % më pak gazra serrë, se sa një fluturim i barasvlefshëm me avion.

“Që në fillimet e veta, Eurostar ka mbrojtur përfitimet mjedisore të hekurudhës së shpejtësisë së lartë, dhe inkurajon kalimin në mënyra të qëndrueshme të transportit për udhëtime të shkurtra ndërkombëtare”- tha një zëdhënës i Eurostar për CNN. Megjithatë, përvoja fillestare ishte shumë larg nga kënaqësitë e udhëtimit të shpejtësisë të lartë, që përjetohen nga udhëtarët e sotëm. Ndërsa ana franceze e tunelit, përdorte linja me shpejtësi të lartë nga Parisi, udhëtimi brenda dhe jashtë Londrës ishte shumë më i qetë.

Dhe ndërsa infrastruktura e stacioneve ishte e mirë, trenat duhej të udhëtonin në linjat e udhëtarëve në jug ​​të qytetit, për shkak të garancive ligjore të dhëna nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në vitin 1987, se asnjë para publike nuk do të përdorej për një lidhje hekurudhore, me linjën e tunelit të shpejtësisë së lartë.

Britania duhej të përdorte linja ekzistuese, që kalonin nëpër një nga sistemet më me trafik në botë. Kjo do të thoshte se për 13 vitet e para, trenat e pasagjerëve futeshin në stacionin Vaterlo në një sistem elektrik DC, edhe pse trenat Eurostar ishin të aftë të ecnin deri në 300 km/h.

Investime për zhvillimin e linjës hekurudhore pas tunelit u kryen në dy faza në vitet 2003 dhe 2007.

Me përfundimin e tyre, udhëtimi nga Parisi në Londër, rezaliohej në 2 orë e 15 minuta. Ndërsa shërbimet fillestare të Eurostar, kalonin nga Tuneli i Kanalit në Paris dhe Bruksel, vitet e fundit janë shtuar edhe destinacione të reja. Në verë, kjo linjë shkon në vendet turistike në jug të Francës, ndërsa në dimër janë bërë jashtëzakonisht popullore Aplet franceze.

Në prill 2018, Eurostar çeli një linjë të re direkte me Amsterdamin, me një kohë udhëtimi prej 3 orësh e 55 minuta. Sidoqoftë, pasagjerët duhet të marrin më parë trenin në Bruksel, për t’u lidhur me shërbimin e Eurostar në Londër. Pavarësisht nga ky shqetësim, mbi 250 mijë njerëz e kanë përdorur këtë shërbim gjatë vitit të kaluar.

Nga këndvështrimi i udhëtarëve, është e vështirë t’i rezistosh joshjes dhe romancës së Tunelit të Kanalit, një projekt inxhinierik që është përfytyruar mbi 200 vjet më parë, dhe që sot është mënyra më e këndshme për të udhëtuar midis Britanisë së Madhe dhe Evropës kontinentale.

Ka pasur ndërkohë edhe një varg ngjarjesh dramatike. I tillë ishte rasti në shkurtin e vitit 1996, kur 1.000 pasagjerë u bllokuan brenda në tunel në një nga trenat e Eurostar, për shkak të një difekti në sistemin elektronik.

Gjatë gjithë ekzistencës së tij, tuneli është dëshmuar tepër joshës për emigrantët nga Afrika, Lindja e Mesme dhe më gjerë, të cilët janë përpjekur ta përdorin atë si një mënyrë për të kaluar në mënyrë të paligjshme Kanalin për të hyrë në Britaninë e Madhe. Eurotunnel, konfirmoi më shumë se 20.000 shkelje të sigurisë, kryesisht nga emigrantët në vitin 2016. Por incidente të tilla, nuk e kanë shuar entuziazmin për Tunelin.

“CNN”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button