“Tupac është gjallë. Bota duhet të mësojë të vërtetën”
Një ish-polic ka lënë të kuptohet se Tupac mund të jetë ende gjallë. David Myers, i cili ndodhet në spital në një gjendje kritike për jetën, ka zbuluar se ai është paguar me 1.5 milionë dollarë për të shpikur vdekjen e Tupac.
Tupac Shakur, ose 2Pac siç njihet në fushën artistike, është ndarë nga jeta në vitin 1996, në moshën 25-vjeçe, pasi u qëllua me armë teksa udhëtonte me makinë.
Por, Myers ka thënë se tani ai dëshiron që e gjithë bota duhet të dijë të vërtetën dhe ndërkohë që ndodhet në shtratin e vdekjes, ai ka thënë: “Bota duhet ta dijë atë çfarë unë kam bërë. Më vjen turp që u shita për aq para, por nuk mund të vdes pa i treguar botës të vërtetën”.
Ai ka shtuar se Suge Knight, i cili ndodhet në proces gjykimi për këtë vrasje, ka luajtur një rol të madh në këtë lojë. Rreth 30 njerëz janë paguar për të shpikur vdekjen e tij, përfshi policë, doktorë dhe dëshmitarë okularë të ndryshëm.
Myers gjithashtu ka shtuar se 2Pac ka paguar 50.000 dollarë që një trup i vdekur të dërgohej në morg në vend të tij. Kjo nuk është hera e parë që përflitet se reperi mund të jetë gjallë.