☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▼1.19%
DOW 51,479 ▼0.37%
NASDAQ 26,710 ▼1.82%
NAFTA 95.58 ▲1.53%
ARI 4,108 ▼1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,813 ▼ -1.72% ETH $2,438 ▼ -2.74% XRP $1.3335 ▼ -2.45% SOL $104.8900 ▼ -2.33%
S&P 500 7,713 ▼1.19 % DOW 51,479 ▼0.37 % NASDAQ 26,710 ▼1.82 % NAFTA 95.58 ▲1.53 % ARI 4,108 ▼1.65 % S&P 500 7,713 ▼1.19 % DOW 51,479 ▼0.37 % NASDAQ 26,710 ▼1.82 % NAFTA 95.58 ▲1.53 % ARI 4,108 ▼1.65 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

Turi ballkanik, kryeministri Rama mikpret nesër Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa

Kryeministri Rama do të mikpresë ditën e nesërme, Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa, i cili viziton Tiranën, në kuadër të vizitave diplomatike, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Samiti po mbahet gjashtë muaj pas samitit të fundit në Bruksel, duke riafirmuar forcimin e marrëdhënieve të BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Nesër, pas takimit të përbashkët mes dy delegacioneve, Kryeministri Rama dhe Presidenti i Këshillit të Europës Antonio Costa do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Për Shqipërinë, vizita e presidentit të Këshillit Evropian vjen në një kohë kur Brukseli po kërkon rezultate konkrete nga vendet kandidate, ndërsa Tirana synon të mbyllë negociatat dhe të anëtarësohet në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka nisur sot turin e tij diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus tek procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe forcimi i bashkëpunimit me partnerët e rajonit.

Vizita e parë u zhvillua këtë të hënë në Sarajevë, ku Costa u takua me anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës dhe më pas me kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krišto.

Ky takim shënon hapin e parë të një turi që pritet të përfshijë të gjitha vendet e rajonit, duke i dhënë një shtysë të re dialogut për integrimin evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.