Ekonomia

Turizëm me “çanta shpine”, Shqipëria mes vendeve më të mira dhe tërheqëse

aaaaaEuropa është e mbushur me vende të pazbuluara dhe kjo është pikërisht ajo që dëshirojnë të pasionuarit pas këtij turizmi. Britanikja “the besttravelplaces” rendit pesë qytete që nuk janë desitnacione shumë popullore për turizmin me “çanta shpine”, por që kanë një sërë arsyesh për t’u vizituar.

Sarajeva, Bosnje- Hercegovina

Kulturë e ndryshme, arkitekturë e mrekullueshme, atmosferë unike. Kjo është Sarajeva. Kryeqyteti i Bosnje –Hercegovinës vështirë se mund të krahasohet me një qytet tjetër të Europës. Xhamitë qëndrojnë afër kishave, duke e berë një destinacion tëveçantë për turizmin e religjonit.

Tirana, Shqipëria

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë është i anashkaluar nga vizitorët. Deri diku kjo është e kuptueshme sepse natyra shqiptare është frymëzuese dhe shumë preferojnë të eksplorojnëbregdetin dhe malet në vend të qyteteve. Megjithatë, Tirana mund të jetë një vendqëndrim të paktën për dy apo tre ditë. Është një vend shumë i veçantë, i ndryshëm nga shumica e kryeqyteteve europiane. Para së gjithash, vendasit janë gjithmonë të gatshëm për të mikpritur vizitorënë kulturën shqiptare. Përveç kësaj, Tirana ka atraksione të shumta. Ushqimi është i lirë dhe e shijshme. Jeta e natës është vibrante. Ka klube, bare e restorante, njerës të rinj dhe energjikë. Kjo është pikërisht ajo që është Tirana.

Wroclaw, Poland

Ka diçka të veçantë në lidhje me atmosferën nëWroclaw. -së. Është një qytet studentor, kështu që ka shumë të rinj. Jeta në tëështëplot energji. Në të mund të ndiheni rinorë.

Prizreni, Kosova

Jo vetëm Prizreni, por e gjithëKosova është duke u anashkaluar nga udhëtarët. Edhe turistët e aventurës, ata me çanta shpine e kanëharruar atë. Është për të ardhur keq.Nuk duhet të humbisni shansin për ta vizituar pasi njerëzit janë shumë mikpritës dhe tregohen shumë tëdashur me vizitorët.

Tartu, Estonia

Estonia është një “qoshe” misterioze e Europës. Ajo nuk i takon destinacioneve turistike më të njohura të kontinentit. Në fakt, njerëzit kanë tendencë për ta parë atë vetëm nëhartë. Është e vogël dhe ndodhet në veri të Rusisë. Mos e lini pa vizituar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button