☁️
Tiranë 12°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.16 ▲2.04%
ARI 4,431 ▼2.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,997 ▼ -1.72% ETH $2,120 ▼ -2.35% XRP $1.3867 ▼ -2.46% SOL $88.9200 ▼ -4.06%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.16 ▲2.04 % ARI 4,431 ▼2.67 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.16 ▲2.04 % ARI 4,431 ▼2.67 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Turizëm: Skrapar, studentët amerikanë promovojnë kanionet e Osumit

Të cilësuara si “Koloradot” shqiptare kanionet e Osumit kanë tërhequr vazhdimisht turistët e aventurës në vendin tonë, por krijimi i Albania Aventure Resort, një qendër shumëfunksionale për sportet e natyrës,  pritet të konsolidojë më tej zhvillimin e këtij turizmi.

Një grup studentësh nga Universiteti i Politeknikut të Massachusetts janë të rinjtë e parë që bëhen vullnetarët e promovimit, njëkohësisht ambasadorët më të rinj të Shqipërisë në botë përsa i përketë turizmit të aventurës.

“Zona është e mrekullueshme, kanionet janë fantastike dhe të rinjtë amerikanë do të japin kontributin e tyre për promovimin e kësaj qendre. Katër prej studentëve po japin idetë e tyre për promovimin e kanionit të jashtëzakonshëm siç është ai i Skraparit”, shprehet profesor Robert Hersh.

Vullneturizmi shihet si një kontribut në zhvillimin e sipërmarrjes turistike më inovative dhe miqësore me mjedisin në Ballkan, që integron zhvillimin e aktiviteteve rekreative në natyrë me përmbushjen e qëllimit social për hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë dhe fuqizimin e ekonomisë lokale të komunitetit.

Projekti i Albanian Adventure Resort Projekti synon edukimin profesional në fushën e turizimit dhe mundësohet falë investimit të qeverisë shqiptare dhe Federatës Shqiptare të Rafting. Në kuadër të këtij projekti një ish-repart ushtarak në Skrapar po shndërrohet në një qendër shumëfunksionale për sportet e natyrës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.