Turizmi dimëror i Malit të Zi, promovohet në Tiranë
Organizata Kombëtare Turistike e Malit të Zi dhe organizatat lokale turistike të Budvës, Podgoricës, Ulqinit, etj. kanë promovuar në Tiranë ofertën turistike dimërore “Dielli, dëbora dhe deti”. Ky promovim u zhvillua në bashkëpunim me Ambasadën e Malit të Zi në Tiranë. Ambasadori i Malit të Zi, z.Dushan Mrdovic tha se: “marrëdhëniet midis dy vëndeve tona janë në çdo fushë dhe besoj se edhe në fushën e turizmit do të zhvillohen më shumë, ku të dy palët do të mbeten të kënaqura. Në Mal të Zi vijnë për pushime shumë turistë nga Shqipëria, në dimër por edhe në verë. Po punohet për të përmirësuar infrastrukturën midis dy vëndeve dhe kjo do ta shtojë akoma më shume lëvizjen e turistëve. Kështu jemi duke punuar për përmirësimin e transportit ujor dhe detar për një linjë lidhëse nëpërmjet Liqenin të Shkodrës apo për vendosjen e trageteve Tivar-Durrës, Tivar-Shkodër apo Budva-Sarandë”. Sipas ambasadorit Mrdovic për zhvillimin e turizmit midis dy vendeve është i interesuar edhe Bashkimi Europian, ku nëpërmjet marrëveshjeve ndërkufitare janë programuar fonde të cilat do do ti shërbejnë edhe zhvillimit më shumë të turizmit”. “Ambasada e Malit të Zi në Tiranë do të jetë vëndi ku mund të mirret çdo informacion lidhur me turizmin në Mal të Zi”, tha ambasadori Mrdovic.
Ljiljana Cukic, përfaqësuese e Organizatës Kombëtare Turistike në Mal të Zi, e cila ka ardhur disa herë në Tiranë për të promovuar turizmin e vendit të saj, u shpreh optimiste për shtimin e turistëve shqiptarë këtë sezon dimëror, kjo edhe falë organizimeve të shumta që janë marrë nga qëndrat dimërore në Mal të Zi. Pika kryesore dimërore është Kolashini ku më 16 dhjetor hapen dy hotele të rinj, ku rezervimet kanë filluar muaj më parë, madje që nga Franca ka patur interes. Ka qëndra skish për fëmijë dhe të rritur, variantet dimërore të kalërimit, rafting xhip, safari, ngjitjes në shkëmbinj natyralë dhe artificiale, vozitje me sajë motorike nëpër bjeshkët aktivtete për fëmijë, mbrëmjet e vitit të ri janë me prani të këngëtarëve të zgjedhur, festet e fund vitit fillojnë gjatë të gjithë dhjetorit, etj. jo vetëm në vijën bregdetare si Budva, Hercegnovi, Tivar, Ulqin por edhe ne zonat dimërore si Zhabjak, Kaloshin, bjeshkët Durmitor, Sinjajevina, Bjellasica, Komovi, Jatak, Nevidio, Stavna, Izlazak, Vukovic etj.
Aleksandra Petkoviç, përfaqësuese e organizatës turistike në Budva tha se “Budva me rreth 20 mijë banorë është qëndra turistike kryesore në Mal të Zi, ku vetëm qy qytet vizitohet në vit nga 800 mijë turistë. Në Budva janë aktualisht në dispozicion të turistëve 100 hotele, ku ka çmime të ndryshme duke filluar nga 30 euro fjetja me mëngjes. Ndryshe nga 20 vitet e fundit këtë vit për fund viti do të ketë pakete turistike 3 ditore ku përfshihet edhe darka e solemte e vitit të ri.
Nikoleta përfaqësuese e organzatës lokale turistike në Tivar tha se “festa fillon në fillim të muajit dhjetor e vazhdon deri në 2 janar 2017 ku do të ketë aktivitete muzikore, treg suvenirësh për blerje, do të zhvillohet festivali i udhirit dhe festivali i verës, etj”. Ana nga Podorica tha se “pas një ndërprerje, këtë vit më 19 dhjetor në Podgoricë filojnë aktivitetet në shesh dhe kjo nis me hapjen e bredhit, do të jetë tregu tracional, është hapur një qëndër e madhe tregtare Citi Mon, hotelet kanë programe të veçanta për mbrëmjen e Vitit të Ri. etj”.
Kurse Ulqini këtë fund viti e ka konceptuar më familjare, të qetë, të ngrohtë ku nuk do të mungojnë aktivitetet kryesisht për të vegjëlit, koncerte të vogla me grupet lokale, do të bëhet degustimi i verës dhe i vajit të udhirit dhe të gjitha kato aktivitete fillojnë në 23 dhjetor deri në 3 janar 2017.
Nga prezantuesit u paraqitën edhe çmimet për hotelet në çdo qëndër turistike, për çmimet në hotele të vogla, shtëpitë familjare, për qëndrim ditor, tre ditor dhe javor.
Organiza Kombëtëre Turistike e Malit Zi e bën promovimin e turizmit dy herë në vëndin tonë, një herë në dimër dhe një herë në verë, çka tregon për interesin që tregon ky vënd për këtë aktivitet të rëndësishëm jo vetëm turistik, por edhe ekonomik. Mali i Zi me rreth 600 mijë banorë është një nga vëndet më atraktive turistike në rajonin e Ballkanit.
D.Kola