☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 94.79 ▲8.64%
ARI 5,147 ▼0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,449 ▼ -0.84% ETH $2,026 ▼ -0.56% XRP $1.3706 ▼ -1.32% SOL $85.2400 ▼ -1.47%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.79 ▲8.64 % ARI 5,147 ▼0.62 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.79 ▲8.64 % ARI 5,147 ▼0.62 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Ekonomia

Referendumi në Itali, shpresë për të lënë në “hije” pr/ligjin për call center

E gjithë vëmendja e Italisë tani është përqëndruar tek ajo që do të ndodh pas fitores së “JO-së” në referendum e dorëheqjes së kryeministrit Renzi.

“Topi” i ka kaluar presidentit Sergio Mattarella, i cili për herë të parë do të thirret nga Senati për të marrë një vendim që do të jetë padyshim kompleks, që do të sjellë pasoja politike, në mesin e një furtune të vogël financiare, që po godet vendin.

Në këtë gjendje emergjence, duket se ka një ‘përfitim’. Projektligji për Buxhetin 2017, ku përfshihen edhe amendimet për delokalizimin e shërbimit call center, që prek jo pak Shqipërinë, mund të lihet në ‘hije”. Shpresa që për momentin, kjo çështje mund të ‘harrohet’ duke qenë se Senati, po jo vetëm, gjëra më madhore për të diskutuar, është prezente. Drejtuesit e shoqërive të call center në Shqipëri, por edhe përfaqësues të shoqatave të biznesit, thonë se situata politike në Itali, do të bëjë që kjo çështje të vonohet disi për t’u votuar. Në faqen zyrtare të Senatit të Italisë thuhet se ditën e martë ( 6 dhjetor) është përcaktuar që të mblidhet Komisioni i Buxhetit në mbledhje konsultuese për të marrë mendimin e Presidentit të Senatit, Pietro Grasso. Por, ky është një nga emrat që përflitet për të marrë detyrën e kryeministrit në qeverinë teknike që do të ngrihet, së bashku me atë të ministrit të Ekonomisë Pier Carlo Padoan.

Situata politike në Itali, në anën tjetër ka ‘ngrirë’ edhe lobimin nga pala shqiptare e cila do të duhej të niste një letër në Senat në lidhje me çështjen e delokalizimit të shërbimit call center. Por, tashmë thjesht do të pritet për të kuptuar se çfarë do të ndodh me qeverinë italiane.

Projektbuxheti 2017, ku bëjnë pjesë edhe amendimet për ligjin e delokalizimit të shërbimit call center ka marrë miratimin në lexim të parë në datë 28 nëntor. Ai parashikon rregulla të forta, përjashtim nga lehtësitë fiskale, kontroll të të dhënave personale për ato shërbime call center që do të zhvendosen nga Italia, për të ardhur kryesisht në vendet jashtë BE-së, siç është Shqipëria.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.