Turizmi i peisazhit ngjit drejt Alpeve mjaft vizitorë të huaj
Turizmi i vjeshtës ose turizmi i peisazhit, është mjaft i preferuar për pasionantët e natyrës.
Vendi ynë ka një reliev të thyer dhe kjo stinë loz me ngjyrat në këtë periudhë kryesisht në male dhe më e pranishme është në Alpet tona.
Vizitorë të shumtë vendas, por kryesisht të huaj, janë nisur drej kesaj zone. Dhjetra makina të ardhura kryesisht nga Europa Lindore janë parë këtë javë të ngjiten drejt Alpeve të Shqipërisë, sidomos drejt Thethit. Janë turistë disaditotë që strehohen në bujtinat vendase ose në kampingje të ngritur nga vet ata. Kjo është periudha më e përshtatëshme për të lëvizur drejt lartësive tona edhe për arsye të infrastrukturës rrugore jo të përshtatëshme në periudha shirash apo bore. Gjithësesi, peisazhi i natyrës sonë mbetet i vizitueshëm në të katër stinët.