🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,422 ▲1.23%
DOW 45,568 ▲0.78%
NASDAQ 21,163 ▲1.77%
NAFTA 103.01 ▲0.13%
ARI 4,643 ▲1.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,095 ▼ -0.12% ETH $2,065 ▲ +0.75% XRP $1.3241 ▼ -0.94% SOL $81.4700 ▼ -2.72%
S&P 500 6,422 ▲1.23 % DOW 45,568 ▲0.78 % NASDAQ 21,163 ▲1.77 % NAFTA 103.01 ▲0.13 % ARI 4,643 ▲1.88 % S&P 500 6,422 ▲1.23 % DOW 45,568 ▲0.78 % NASDAQ 21,163 ▲1.77 % NAFTA 103.01 ▲0.13 % ARI 4,643 ▲1.88 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Turizmi i qëndrueshëm-prioritet për zonat e mbrojtura në rajon

60 Parqe Kombëtare të rajonit (14 prej tyre parqe shqiptare) bien dakort të krijojne rrjetin mbrojtës së trashëgimisë natyror.

Konference BrijuniBrijuni, Kroaci – 150 njerëz nga 13 vende europiane u mblodhën këtë javë në Kroaci për të folur rreth asaj se si zonat e mbrojtura dhe trashëgimia e tyre natyrore mund të gjenerojnë përfitime për njerëzit. Konferenca e organizuar nga WWF Adria u finalizua me nënshkrimin e një marrëveshje mes 60 parqesh të Rajonit të Parqeve Dinarike (14 prej tyre shqiptare) që zotohen te jenë pjesë vitale e rrjetit rajonal. Rëndësia e ngulitjes së konceptit te turizmit të qëndrueshëm dhe zbatimi i tij në zonat e mbrojtura ishin temat kryesore të Konferencës së tretë te Parqeve Dinarike, e cila u zhvillua nga datat 7-9 Tetor, 2014 në Parkun Kombëtar te Brijunit. Kjo është hera e tretë që organizata për mbrojtjen e natyrës WWF mbledh drejtuesit, stafin dhe ekspertët nga zonat e mbrojtura të rrjetit te Harkut Dinarik me objektivin për të mësuar, bashkëpunuar dhe ndarë përvojat.

Pas konferencës së vitit të kaluar në Budva, ku u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për zonat e mbrojtura mes Shqipërisë, Bosnjës -Hercegovinës, Malit të Zi, Kroacisë, Kosoves, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Serbisë, konferenca e këtij viti vë theksin në ngritjen e Shoqatës Rajonale te Parqeve Dinarike, e cila do të vazhdojë punën e nisur nga Parqet Dinarike. Rajoni i Harkut Dinarik zotëron nje kapital te tillë natyror që WWF e konsideron me rëndësi globale për biodiversitetin. Ky është territori më i pasur me ujëra në Mesdhe, mban pyllin e virgjër europian, kanionin i dytë më të thellë në botë, etj. Rajoni është krenar për popullatat e kafshëve të mëdha si; rrëqebulli, ariu, ujku dhe më shume se 5.000 specie unike.

“Fenomenet natyrore rrallë ndalen në kufij politikë, prandaj mbrojtja e natyrës nuk mund të ndalet në kufijtë tanë shtetërorë. Qëllimi kryesor i kesaj iniciative rajonale është motivimi i vende fqinje për të bashkëpunuar, për të menaxhuar më lehtë dhe me efektivitet zonat e mbrojtura si dhe për të rritur cilësinë e jetës së popullatës lokale përreth tyre.” – deklaroi ministri kroat i mjedisit, z. Mihael Zmajlović dhe vazhdoi me tej- “në Kroaci ne jemi krenarë për 8 parqet tona kombëtare dhe prandaj ne po përdorim investimet për te zhvilluar turizmin e qëndrueshëm dhe përmirësuar ekonomitë lokale”.

“WWF i konsideron zonat e mbrojtura si vendin ku ruhet trashëgimia natyrore magjike e ketij rajoni dhe njerëzit mund të përfitojnë me zgjuarsi prej tyre. Shoqata e Parqeve Dinarike do të ndihmojë zonat e mbrojtura te jenë efektive në arritjen e këtij misioni”, – tha drejtori i WWF Mesdhe, z. Paolo Lombardi. “Ne të gjithë duhet të punojnë me qeveritë, sektorin e biznesit, shoqërinë civile dhe komunitetet lokale në mënyrë që njerëzit që jetojnë rreth parqeve mund të përfitojnë nga zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe mbrojtja e natyrës.”

Brijuni është një nga parajsat natyrore te Kroacisë që njihet si vendi ku jetonte kreu i ish-Jugosllavisë, gjeneral Tito. Këtu janë organizuar takime të rëndësishme historike dhe konferenca e tretë e Parqeve Dinarike synonte të ketë profilin e nje ngjarje me rëndësi jo vetem per Europën Jugperëndimore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.