☁️
Tiranë 9°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.52 ▲1.33%
ARI 4,512 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,889 ▲ +0.42% ETH $2,149 ▼ -0.39% XRP $1.4022 ▼ -0.7% SOL $90.9000 ▼ -0.27%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.52 ▲1.33 % ARI 4,512 ▼0.88 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.52 ▲1.33 % ARI 4,512 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Turizmi, rritje 9.5 për qind në periudhën janar-maj

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri gjatë 5-mujorit të parë të vitit është rritur me 9.5%, deklaron Instituti i Statistikave.

Por ajo që të bie në sy në shifrat e INSTAT është se numri i të huajve që kanë deklaruar në kufi se kanë ardhur për qëllime pushimi është gati 3-fishuar.

Nga rreth 132 mijë e 700 që ishin në janar-majin e 2016-s, numri i pushuesve të huaj ka shkuar në gati 367 mijë persona në 5-mujorin e këtij viti.

Paralelisht është shtuar edhe numri i vizitorëve që kanë ardhur në Shqipëri për qëllime biznesi, duke u rritur nga 20 mijë e 500, që ishin në 5 mujorin e 2016 në rreth 25 mijë në janar-majin e këtij viti.

Interesante është edhe ndryshimi i gjeografisë nga vijnë shtetasit e huaj.

Për majin, Kosova mban peshën kryesore, por krahasuar me majin e një viti më parë ajo ka rënë me 17 pikë përqindje, ndërkohë që në rritjë janë vizitorët nga Italia dhe vendet e tjera, përkatësisht me rreth 11 dhe 5 pikë perqindje.

Rrugët kryesore të hyrje-daljeve janë ato tokësore me 79.7% të totalit, ndjekur nga rrugët ajrore me 13.5% dhe detare me 6.8%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.