☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.94 ▲0.36%
ARI 4,656 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,826 ▲ +2.57% ETH $2,117 ▲ +2.83% XRP $1.3309 ▲ +1.43% SOL $81.8100 ▲ +1.48%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.94 ▲0.36 % ARI 4,656 ▼0.5 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.94 ▲0.36 % ARI 4,656 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Turqi, arrestohet nipi i Fetullah Gulenit dhe 28 persona të tjerë

Në operacionin e policisë turke në Izmir kundër organizatës terroriste FETO/PDY nga liria janë privuar 29 persona, duke përfshirë edhe nipin e Fetullah Gulenit, udhëheqësit të kësaj organizate, raporton Anadolu Agency (AA).  Siç mëson AA nga burime të policisë, në kuadër të operacionit policor, në të njëjtën kohë janë bastisur 73 lokacione, me qëllim të gjetjes së personave përgjegjës për anën financiare të organizatës terroriste FETO/ PDY.
Në operacionin policorë është arrestuar nipi i Fetullah Gulenit, Mehmet Mezher Gulen, i cili është në krye të “institucionit arsimor të kësaj organizate në Turqi”.
Bastisjet janë kryer në rajonin e gjerë të Izmirit, ndër të tjera edhe në një vendbanim studentorë në rrethin Bergama si dhe hapësirat e një shoqate të ndërmarrësve.
Operacioni i policisë është në zhvillim e sipër, kështu që numri i të arrestuarave mund të rritet.
Fethullah Gulen është kreu i organizatës terroriste FETO/PDY me të cilën ishin të lidhura disa institucione shtetërore me “strukturat paralele”, të cilat përmes shpërdorimit të detyrës u përpoqën për të destabilizuar vendin dhe për të kryer grusht shteti.
Në lidhje me këtë organizatë në Turqi janë duke u zhvilluar disa procese gjyqësore në të cilat janë ngritur akuza për përgjime, të abuzimit të pozitës, grusht shteti dhe aktivitete të tjera kriminale.
Operacionet policore kundër organizatës së Gulenit në Turqi kanë filluar në vitin 2014 dhe deri më tani janë ndaluar gjithsej 3,146 të dyshuar. Urdhër arresti është lëshuar për 629 prej tyre.
Autoritetet turke më 2 shkurt kanë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës shfuqizimin e “kartës së gjelbër” të Fethullah Gulenit. Atij më 28 janar 2015 në bazë të “dëshmisë së rreme” i është anuluar pasaporta turke.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.