🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 109.97 ▼1.41%
ARI 4,715 ▲0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,650 ▲ +3.98% ETH $2,151 ▲ +5.36% XRP $1.3507 ▲ +3.89% SOL $82.4400 ▲ +3.27%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.97 ▼1.41 % ARI 4,715 ▲0.75 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.97 ▼1.41 % ARI 4,715 ▲0.75 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Turqi, Erdogan iu heq imunitetin deputetëve. Shumica prokurdë dhe opozitarë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan firmosi ligjin që u heq ligjvënësve imunitetin nga ndjekja penale, një ndryshim kushtetues ky, i cili me shumë gjasë do të rëndojë mbi partinë opozitare prokurde “HDP”.

Kreu i shtetit e akuzon partinë e tretë më të madhe në Parlament se është krahu politik i militantëve, që luftojnë prej tri dekadash në Juglindjen me shumicë kurde të Turqisë. Udhëheqësi i “HDP”-së, që mohon të ketë ndonjë lidhje me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, e sfidoi ligjin e ri e thotë se forca politike që ai drejton nuk do të bëhet pjesë e proceseve gjyqësore të kontrolluara nga Erdogani.

“Ky ligj bie ndesh me Kushtetutën. Neve na është hequr e drejta të apelojmë. Jemi duke avancuar drejt një regjimi diktatorial e nuk do të pranojmë të përfshihemi në gjyqet që kërkon Erdogani. Për këtë arsye, nuk do t’i bindemi ftesës së prokurorit të Përgjithshëm për të dhënë një deklaratë në sallën e gjyqit. Nëse duan të na marrin me forcë, kjo le të jetë zgjedhja e tyre”, tha Selahattin Demirtas, kryetar i “HDP”-së.

Ligjvënësit turq deri tani kanë gëzuar të drejtën e imunitetit, por ligji i porsanënshkruar nga presidenti i lejon prokurorët t’i vihen pas secilit prej 138 anëtarëve të Parlamentit, që janë aktualisht nën hetim. 101 prej tyre janë deputetë të “HDP”-së dhe partisë kryesore opozitare të vendit, asaj republikane “CHP”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.