☁️
Tiranë 15°C · Vranët 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 88.34 ▼2.74%
ARI 4,118 ▲1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $74,511 ▼ -1.91% ETH $2,115 ▼ -5.63% XRP $1.0848 ▼ -7.02% SOL $86.3100 ▼ -3.83%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 88.34 ▼2.74 % ARI 4,118 ▲1.07 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 88.34 ▼2.74 % ARI 4,118 ▲1.07 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Bota

TURQI – Liderët botërorë mblidhen në COP31 për të forcuar luftën kundër ndryshimeve klimatike

ANTALIA, 9 nëntor /ATSH-AA/ – Samiti i Kombeve të Bashkuara për Klimën COP31 nis sot në qytetin bregdetar të Antalyas në një kohë kur qeveritë po përballen me presion në rritje për t’i kthyer zotimet për klimën në veprime konkrete dhe për të shtuar mbështetjen ndaj vendeve më të cenueshme, transmeton Anadolu.

Konferenca, e cila mbahet nga 9 deri më 20 nëntor, mbledh udhëheqës botërorë, ministra, negociatorë, shkencëtarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar reduktimin e emetimeve, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe financimin.

Turqia mban presidencën e konferencës ndërsa negociatat do të drejtohen nga ministri australian i Ndryshimeve Klimatike dhe Energjisë, Chris Bowen.

Samiti i Liderëve Botërorë është planifikuar të mbahet më 11 dhe 12 nëntor.

Nën moton “COP-i i së Ardhmes – COP-i i Zbatimit”, samiti synon që zotimet për klimën të shndërrohen në rezultate të matshme. Agjenda e veprimit e presidencës turke i jep përparësi kalimit drejt energjisë së pastër dhe elektrifikimit, reduktimit të mbetjeve dhe metanit, qyteteve rezistente ndaj ndryshimeve klimatike, industrializimit të gjelbër, sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së oqeaneve e deteve.

Prioritete të tjera përfshijnë rininë dhe arsimin, sistemet shëndetësore rezistente dhe bashkëpunimin për ndryshimet klimatike, biodiversitetin dhe degradimin e tokës.

Raporti i Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, i publikuar në vitin 2026 mbi hendekun e emetimeve, parashikon se ngrohja globale mund të arrijë rreth 2,6 gradë Celsius deri në fund të këtij shekulli, edhe nëse vendet i zbatojnë plotësisht zotimet e tyre klimatike. Kjo është dukshëm mbi objektivat e përcaktuara në Marrëveshjen e Parisit.

Raporti vlerëson se vendet në zhvillim do të kenë nevojë për rreth 305 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2035 për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike ndërsa financimi publik ndërkombëtar për këtë qëllim arriti vetëm 28,2 deri në 31,7 miliardë dollarë në vitin 2024.

Samiti zhvillohet pas një viti të shënuar nga përmbytje shkatërruese, valë vdekjeprurëse të të nxehtit dhe thatësira të zgjatura, duke shtuar thirrjet për ulje më të shpejtë të emetimeve dhe mbështetje më të madhe financiare./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.